Nga Korça në skenën më të madhe të futbollit botëror! Ish-mesfushori i Skënderbeut, Kwasi Sibo, po shkëlqen me fanellën e Ganës në Kupën e Botës 2026, duke u kthyer në një nga surprizat më të bukura të turneut. Mesfushori ganez, i cili në vitin 2019 veshi fanellën e Skënderbeut duke zhvilluar 16 ndeshje dhe shënuar një gol, sot po lë gjurmë në arenën ndërkombëtare.
Kwasi Sibo, që aktualisht aktivizohet me klubin spanjoll Real Oviedo, ka qenë titullar në dy ndeshjet e para të Ganës në Botëror, ndërsa në sfidën prestigjioze ndaj Anglisë luajti të gjitha 90 minutat, duke treguar siguri dhe pjekuri në mesin e fushës. Paraqitjet e tij kanë ndihmuar Ganën të mbetet në garë për një vend në fazën eliminatore të Kupës së Botës, teksa “Yjet e Zinjtë” po synojnë të rikthejnë lavdinë e dikurshme.
Rrugëtimi i Sibo nga kampionati shqiptar drejt skenës më të madhe të futbollit është një histori frymëzuese, që tregon se futbolli shqiptar mund të shërbejë si trampolinë për talentet që synojnë majat e futbollit botëror.