“Tërmet” te Partizani! Ibraimi largohet, merkato në kaos

by KLIKOJE.AL

Partizani mbetet pa drejtor sportiv. Agim Ibraimi ka vendosur të japë dorëheqjen, duke i dhënë fund aventurës së tij te klubi i kuq vetëm pak muaj pas emërimit.

Ibraimi ishte prezantuar më 9 janar nga presidenti Gazment Demi si drejtuesi i ri sportiv i Partizanit, por eksperienca e tij në kryeqytet rezultoi shumë më e shkurtër nga sa pritej.

Edhe pse ishte pjesë e nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri, situata ndryshoi shpejt dhe drejtuesi maqedonas vendosi të largohej nga detyra. Për momentin, klubi nuk ka bërë publik asnjë emër si zëvendësues të tij, ndërsa merkato vazhdon pa asnjë afrim të zyrtarizuar.

Ndërkohë, lëvizjet në kampin e Partizanit nuk ndalen. Siç është raportuar, Laorent Shabani dhe Kamer Qaka janë drejt largimit, duke iu bashkuar listës së futbollistëve që kanë mbyllur bashkëpunimin me klubin.

Më herët, Partizani u nda edhe nga Vusal Isgandarli, Carlos Martinez, Altin Bytyçi dhe Amos Nondi. Ndërkohë, kapiteni historik Alban Hoxha i dha fund karrierës si futbollist dhe tashmë ka marrë detyrën e trajnerit të portierëve.

LEXO ME SHUMElIlir Daja flet hapur para Astanës: E njohim forcën e tyre, por kemi planin tonë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.