Rustem Hoxha ka vendosur të varë këpucët në gozhdë në moshën 35-vjeçare. Dhe pse firmosi me Teutën pas largimit nga Dinamo, vetë Hoxha tregon se ishte e pamundur që të luante sërish në nivelin që dëshironte.
NJOFTIMI I RUSTEM HOXHËS:
“Pas 18 vitesh karrierë, erdhi momenti që t’i jap fund rrugëtimit tim si futbollist. Dua të falënderoj shumë klubin e KF Teutës për mundësinë që më dhanë të provoja edhe një herë të rikthehesha në fushë. Pavarësisht dëshirës, punës dhe sakrificave të mia të mëdha, këtë herë ishte e pamundur që të luaja përsëri në nivelin që dëshiroja.
Ka qenë një karrierë e gjatë, e mbushur me sakrifica dhe momente të vështira, por falënderoj Zotin që pjesën tjetër të këtij rrugëtimi ma ka shpërblyer me shumë suksese, trofe dhe kujtime të paharrueshme.
Faleminderit të gjitha klubeve ku kam pasur mundësinë të luaj: Teutës, Ballkanit, Dinamos, Kukësit dhe Luftëtarit. Faleminderit drejtuesve, trajnerëve, stafit, shokëve të skuadrës dhe tifozëve që kanë qenë pjesë e kësaj historie.
Një falënderim i veçantë shkon për familjen time, e cila ka qenë gjithmonë pranë meje, më ka mbështetur në çdo moment dhe ka ndarë me mua çdo sakrificë, vështirësi dhe gëzim gjatë këtij rrugëtimi.
Sot mbyllet një kapitull shumë i rëndësishëm i jetës time, por dashuria për futbollin do të mbetet gjithmonë me mua. Faleminderit futboll”.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:“Ishte e pamundur të luaja sërish…”/ Firmosi me klubin e ri, por pak… […]
Comments are closed