Dinamo me “artileri të rëndë” ndaj Vllaznisë, tre rikthime qetësojnë Ilir Dajën

by KLIKOJE.AL

Dinamo do të kërkojë kthimin te fitorja të shtunën, e cila i mungon që nga 19 janari, kur fitonte 3-1 kundër Elbasanit. Kundërshtari i radhës do të jetë Vllaznia, një nga skuadrat më të formë, që në pesë ndeshjet e vitit 2025 ka katër fitore dhe vetëm një humbje me Egnatian. Ndryshe nga Vllaznia, blutë janë mjaftuar më pas me tri barazime radhazi në kampionat, në ndeshje nën nivelin e shfaqur më parë.

Paraqitjet e pamjaftueshme te blutë janë kushtëzuar edhe nga mungesat e shumta të lojtarëve të rëndësishëm, që nga portieri Sali e deri te sulmuesi Itodo Mandela, ky i fundit tepër i rëndësishëm për manovrën sulmuese. Për ndeshjen me Vllazninë Daja do të ketë në dispozicion tre lojtarë që nuk luajtën në takimin e fundit, kundër Teutës, mbyllur pa gola.

Meksi ishte i pezulluar, ndërsa Bregu kishte gjendje gripale të cilën e ka kaluar. Lajmi i mirë është rikthimi i të dëmtuarve Sali e Dita, ndërkohë që Itodo është në dyshim.

Nigeriani nuk konsiderohet jashtë përballjes me shkodranët, por gjendja e tij do të shihet në vazhdimësi për shkak të dëmtimit që mori në ndeshjen me Partizanin, ku ai shënoi golin e dhjetë në kampionat.

LEXO ME SHUME:Nga kampion dimri përfundon në vendin e katërt, 2025 është për t’u harruar për Dinamon

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.