Besa nis spastrimin e skuadrës, vjen largimi i parë i rëndësishëm

by KLIKOJE.AL

Besa pritet të pësojë ndryshime të rëndësishme në përbërje për sezonin e ardhshëm, me afrime dhe largime të shumta që do të riformësojnë ekipin.

Një nga futbollistët që ka mbyllur bashkëpunimin me klubin është Edon Hasani. Mesfushori me eksperiencë ka konfirmuar largimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i dhënë fund qëndrimit te Besa, së cilës iu bashkua në vitin 2025.

Në mesazhin e tij të lamtumirës, Hasani shprehu mirënjohje për drejtuesit dhe grupin e skuadrës.

“Falënderoj presidentin, trajnerët, të gjithë stafin dhe bashkëlojtarët e Besës për respektin dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Ju uroj suksese në vazhdim”, shkroi mesfushori.

LEXO ME SHUME:Shifra frikshme! 28 gola nga një talent 19-vjeçar, Partizani pranë goditjes

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.