Shifra frikshme! 28 gola nga një talent 19-vjeçar, Partizani pranë goditjes

by KLIKOJE.AL

Partizani po vijon punën në merkaton e verës dhe së fundmi ka hedhur sytë nga Portugalia. Klubi i kuq raportohet se është në negociata për të siguruar shërbimet e sulmuesit të ri Eric Oliveira, i cili mund të bëjë hapin e parë në futbollin profesionist jashtë vendit të tij. Sipas raportimeve nga mediat portugeze, bisedimet mes palëve janë në zhvillim e sipër dhe ekziston mundësia që 19-vjeçari të transferohet në kryeqytetin shqiptar për sezonin e ri.

Oliveira konsiderohet një futbollist me perspektivë, teksa gjatë viteve të fundit ka kaluar nëpër akademitë e GDR Portugal, GD EB D. João I, Fabril Barreiro, Estoril Praia dhe Oriental. Pikërisht te Fabril Barreiro ai spikati me paraqitje mbresëlënëse, duke realizuar 28 gola në 24 ndeshje me ekipin U-17.

 

Edhe në sezonin e fundit sulmuesi portugez ka treguar potencialin e tij, duke regjistruar 12 gola në 30 paraqitje. Këto statistika kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Partizanit, të cilët po kërkojnë të përforcojnë repartin ofensiv me elementë të rinj dhe premtues. Nëse marrëveshja finalizohet, Eric Oliveira do të nisë aventurën e tij të parë në futbollin e të rriturve me fanellën e një prej klubeve më të njohura në Shqipëri, duke realizuar një kapërcim të madh nga futbolli i moshave në Portugali drejt Abissnet Superiores.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Sherif Tiraspol, mbrojtësi pranë transferimit te Dinamo 24/06/2026 - 19:37

[…] LEXO ME SHUME:Shifra frikshme! 28 gola nga një talent 19-vjeçar, Partizani pranë goditjes […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.