Ditën e enjte, Partizani do të luajë takimin e dytë të Conference League ndaj letonezëve të Valmieras. Sfida do të nisë në orën 20:00 në “Elbasan Arena” me synimin kualifikimin për në Play-Off. Ndryshimi i stadiumit vjen pasi Federata shqiptare e Futbollit dëshiron që tapeti të jetë në gjendje sa më të mirë për sfidat e shtatorit që kombëtarja do të luajë ndaj Polonisë më 10 shtator.
Në këtë përballje janë mësuar edhe emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi. UEFA ka vendosur si ërbitër kryesor Sandi Putros. 35-vjecari ende nuk është pajisur me stemën e FIFA-s, por në vendin e tij është një nga kryesorët. 88 ndeshje ka arbitruar në superligën daneze, ndërsa në Conference League ka arbitruar tri përballje, ku e fundit ishte më 27 qershor në takimin e raundit të dytë mes Sutjeskës dhe Santa Coloma-s. Sandi Putros do të ndihmohet nga Ole Kronlukke dhe Jakob Mastrup, teksa gjyqtar i katërt është Jacob Karlsen.