715
Roma u kthye në Tiranë 444 ditë pas finales së Conference League, këtë herë për të luajtur miqësoren me kampionët e Shqipërisë, Partizanin.Në “Air Albania” ishte një mbrëmje festive, teksa stadiumi ishte i mbushur gati në kapacitetin maksimal, ku në fund Roma mundi të kuqtë me rezultatin 1-2.
Një miqësore luksi për “demat”, të cilët ndonëse janë ende në aktivitet në Conference League, nuk mund të mos luanin një miqësore luksi. Sa i përket arkëtimeve, Partizani ka përfituar 20 mijë euro nga shitja e të drejtës televizive për transmetimin e kësaj miqësoreje. Kjo nuk është shuma e vetme, pasi edhe nga shitja e biletave, të kuqtë kanë arkëtuar rreth 150 milionë lekë.