Dy herë kampion në Moldavi, mbrojtësi pranë transferimit te Dinamo

by KLIKOJE.AL

Alesio Mija nuk do të jetë më pjesë e Sherif Tiraspolit, pasi mbrojtësi shqiptar dhe klubi moldav kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin në përfundim të kontratës. Pas dy sezonesh te skuadra, 25-vjeçari largohet si lojtar i lirë dhe tashmë është i hapur për të shqyrtuar ofertat e reja në merkato.

Gjatë aventurës së tij me Sherif Tiraspolin, Mija ka qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës, duke regjistruar 43 paraqitje zyrtare dhe duke shënuar 4 gola në të gjitha kompeticionet. Ai ka kontribuar edhe në sukseset e klubit, duke fituar dy herë Kupën e Moldavisë.

Në njoftimin zyrtar, Sherifi e ka falënderuar mbrojtësin shqiptar për kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në klub, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Ndërkohë, sipas zhvillimeve të fundit të merkatos, Alesio Mija është tashmë në radarin e Dinamos, që po kërkon të përforcojë repartin defensiv me një lojtar me eksperiencë ndërkombëtare. Negociatat pritet të zhvillohen në ditët në vijim, teksa mbrojtësi shqiptar shihet si një nga opsionet serioze të klubit kryeqytetas për sezonin e ri.

LEXO ME SHUME:Shifra frikshme! 28 gola nga një talent 19-vjeçar, Partizani pranë goditjes

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.