Surprizë në Serbi! Elbasani mbetet pa ndeshje, kundërshtari e braktis në çastet e fundit (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Elbasani kishte programuar të zhvillonte këtë të mërkurë testin e parë përgatitor të verës, me sfidën që ishte planifikuar të niste në orën 18:00. Miqësorja ndaj Sutjeskës konsiderohej një hap i rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen në Conference League.

Megjithatë, vetëm pak orë para zhvillimit të takimit erdhi një lajm i papritur. Klubi malazez njoftoi rreth orës 14:45 se ndeshja me ekipin shqiptar nuk do të luhej, duke ndryshuar menjëherë planet e programuara.

Sutjeska bëri të ditur se në vend të Elbasani-t do të përballet me Mornarin, një tjetër skuadër nga Mali i Zi. Vendimi ka shkaktuar habi, pasi anulimi u komunikua në momentet e fundit, kur të dy ekipet kishin hyrë tashmë në fazën finale të përgatitjeve për ndeshjen.

Njoftimi i Sutjeskës:
“Ndeshja miqësore e planifikuar kundër AF Elbasanit nga Shqipëria është anuluar. Kundërshtari ynë në sfidën e sotme do të jetë Mornari.”

LEXO ME SHUME:Luftë mes Ballkanit dhe Teutës për Malën, mesfushori vendos për të ardhmen

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Skënderbeu, UEFA "ngrin" ëndrrën europiane... 26/06/2026 - 18:22

[…] LEXO ME SHUME:Surprizë në Serbi! Elbasani mbetet pa ndeshje, kundërshtari e braktis në çastet e fundit (FOTO) […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.