Luftë mes Ballkanit dhe Teutës për Malën, mesfushori vendos për të ardhmen

by KLIKOJE.AL

Esat Mala pritet të jetë afrimi i radhës i Teutës në këtë merkato vere. Mesfushori ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Durrës, pavarësisht interesimit të fortë nga disa klube të tjera.

Në ditët e fundit, edhe Ballkani provoi të hynte në garë për shërbimet e futbollistit, duke tentuar të ndryshonte destinacionin e tij. Më herët, interes konkret kishte shfaqur edhe Egnatia, por në fund duket se Teuta ka fituar betejën për firmën e lojtarit.

Esat Mala u largua nga Vllaznia pas përfundimit të kontratës, duke mbetur lojtar i lirë dhe një nga emrat më të lakmuar të tregut. Për 26-vjeçarin kjo do të jetë aventura e tretë në elitën e futbollit shqiptar, pasi më parë ka mbajtur veshur fanellat e Partizanit dhe Vllaznisë.

Te Teuta ai do të nisë për herë të parë bashkëpunimin me trajnerin Edlir Tetova, ndërsa klubi durrsak vazhdon të ndërtojë një skuadër ambicioze për sezonin e ri.

Deri tani janë prezantuar zyrtarisht Fangaj dhe Umejiego, ndërsa Esat Mala pritet të jetë një tjetër përforcim i rëndësishëm. Në listën e objektivave të Teutës vazhdojnë të jenë edhe emra si Bregu, Kallaku dhe Lajthia.

LEXO ME SHUME:Dinamo “fsheh” goditjen e radhës, afrimi i ri debuton në fitoren ndaj Sileksit

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.