Dinamo “fsheh” goditjen e radhës, afrimi i ri debuton në fitoren ndaj Sileksit

by KLIKOJE.AL

Dinamo vijon përgatitjet për sezonin e ri dhe sfidat europiane, teksa në skuadër është bashkuar edhe mesfushori i talentuar Fabjan Përndreca. Futbollisti, i cili vjen pas tre sezonesh të suksesshme me fanellën e Bylis, është vendosur tashmë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja dhe ka regjistruar minutat e para me ekipin e ri. Përndreca u aktivizua në pjesën e dytë të ndeshjes miqësore që Dinamo zhvilloi në Ohër ndaj skuadrës së FK Sileks. Dinamovitët triumfuan me rezultatin 2-1, duke marrë sinjale pozitive në prag të ndeshjeve europiane.

Golat për skuadrën blu u shënuan nga kapiteni Bruno Dita, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, dhe Dejvi Metaj, që vulosi suksesin e ekipit të Dajës.

Kjo miqësore i shërbeu stafit teknik për të testuar gjendjen e grupit dhe për të vlerësuar alternativat në dispozicion për përballjen e rëndësishme ndaj FC Astana në turin e parë të Conference League.

Për Dinamon, afrimi i Përndrecës konsiderohet një investim për të tashmen dhe të ardhmen, pasi mesfushori ka treguar rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit dhe shihet si një nga lojtarët me perspektivë në futbollin shqiptar. Debutimi i tij në miqësoren e parë verore është një sinjal se ai pritet të ketë rol të rëndësishëm në planet e skuadrës për sezonin e ri.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.