VIDEO/ Lot dhe duartrokitje në “Elbasan Arena”, tifozët nderojnë Fatjon Bunjakun

by KLIKOJE.AL

Dhimbje, lot dhe respekt për Fatjon Bunjakun. Futbollisti i Elbasanit, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti automobilistik në aksin Mitrovicë–Prishtinë, është nderuar mbrëmjen e sotme nga klubi verdheblu, tifozët dhe bashkëlojtarët e tij.

Në hyrje të stadiumit “Elbasan Arena” u zhvilluan homazhe në kujtim të  22-vjeçarit. Të pranishëm ishin futbollistët e ekipit, drejtuesit e klubit, stafi teknik dhe dhjetëra tifozë, të cilët vendosën lule dhe ndezën qirinj në nder të tij. Atmosfera ishte tepër prekëse, ndërsa tifozët brohorisnin vazhdimisht emrin e Fatjon Bunjakut, në një moment solidariteti dhe mirënjohjeje për futbollistin që veshi fanellën e Elbasanit.

 

Bunjaku ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës, pasi u përfshi në një aksident të rëndë rrugor. Futbollisti po udhëtonte me automjetin e tij së bashku me dy persona të tjerë, kur ndodhi ngjarja tragjike. Të tre pësuan lëndime, por 22-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u konfirmua në orën 07:50 të mëngjesit të 7 qershorit, duke tronditur familjen, miqtë, komunitetin sportiv dhe tifozët në Shqipëri e Kosovë.

Fatjon Bunjaku la pas kujtimin e një futbollisti të talentuar dhe një të riu me shumë ëndrra, të cilat u ndërprenë tragjikisht në moshë fare të re.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Kombëtarja, Luksemburgu dhe Izraeli fundosin kuqezinjtë 07/06/2026 - 19:21

[…] LEXO ME SHUME:VIDEO/ Lot dhe duartrokitje në “Elbasan Arena”, tifozët nderojnë Fatjon Bunjakun […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.