Pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen e zhvilluar në Lushnje ku Tirana priti Vllazninë, Komisioni i disiplinës ka dënuar rëndë ekipin kryeqytetas. Klubi “Bardheblu” do të jetë i detyruar tanimë që përveçse migrimit që po bën në stadiumet shqiptare, të luajë dhe pa mbështetjen e tifozerisë së zjarrtë.
Ky vendim mbi mbi kurrizin e grupimit të fanasave të Tiranës të cilët janë lojtari i 12-të në çdo takim që skuadra e tyre luan kudo qoftë. Pikërisht, tifogrupi “Tirona Fanatics” të cilët janë shkaktarët e këtij pezullimi kanë reaguar në rrjetet sociale direkt pas publikimit të dispilinës që anon kundër Tiranës. “Fanatics” e quajnë Federatën e Futbollit një Federatë të degjeneruar dhe bashkëpunuese me serbët.
DEKLARATA
Sot, me nje njoftim skandaloz “Fedegjenerata Serbe e Futbollit Shqiptar” mbyll dyert e stadiumit per te gjithe sezonin per shkak te nje kapsolle te hedhur ne fushe mbas provokimit te futbollisteve te vllaznise gjate festimit te golit te katert!
Po i njejti institucion qe njihet boterisht per korrupsionin e pangopur e shkaterrimin total te futbollit shqiptar denon sot ne menyre te turpshme dhe kolektive te gjithe tifozet bardhe e blu a thua se vjen kjo nga nje urrejte historike e gjenetike!
Komisioni Komunist i Padisiplinuar denon sot pa ju dridhur dora maksimalisht nje tifozeri e nje qytet ashtu sic as sistemi me i eger diktatiorial nuk ka guxuar ti denoje!
Absolutisht nuk pajtohemi me kete denim qesharak e tendecioz te prodhuar e votuar nga seksera qe vetem me futbollin nuk kane lidhje!
*Per hapat qe do te ndermeren do te kete njoftim ne vazhdim!