Luksemburgu dhe Izraeli fundosin Shqipërinë në klasifikimin e FIFA-s

by KLIKOJE.AL

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar dy humbje radhazi në miqësoret e qershorit nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran. Këto humbje kanë kushtuar shtrenjtë si për faktin se nuk u pa hapi para që pritej me trajnerin italian, por edhe për rrëshqitjen e vazhdueshme në renditjen e FIFA-s.

Humbja ndaj skuadrës që mban vendin e 98 në renditjen e FIFA-s, ajo ndaj Luksemburgut, i ka kushtuar Shqipërisë -6,45 pikë dhe duke i shtuar edhe ato të humbura ndaj Izraelit, ka çuar totalin e pikëve të humbura për këto dy ndeshje në 12,03. Si rrjedhojë, Shqipëria ka rrëshqitur me një pozicion pas secilës prej ndeshjeve, duke e parë tashmë veten në vendin e 66-të në klasifikimin e FIFA-s, 2 më poshtë në krahasim me muajin e kaluar në renditjen që do të zyrtarizohet më 10 qershor, para fillimit të Botërorit.

Pas Bosnjës, Kombëtarja është kaluar tashmë edhe nga Hondurasi, ndërsa janë afruar ndjeshëm ekipet e Kepit të Gjelbër, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Maqedonisë së Veriut.

LEXO ME SHUME:VIDEO/ Lot dhe duartrokitje në “Elbasan Arena”, tifozët nderojnë Fatjon Bunjakun

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.