Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, ka dalë sot përpara gazetarëve për konferencën e zakonshme për mediat në prag të sfidës ndaj Andorrës, e dyta në kualifikueset e Botërorit 2026. Shqipëria vjen në këtë ndeshje të dytë duke ditur se i duhet vetëm fitorja, pas një starti me humbje përballë Anglisë tre ditë më parë.
ANGLIA– Por nuk ishte humbje e sigurt, ishim aty, nëse na linin barazonim e fitonim. Ishim në garë deri te goli i dytë, aty pastaj mbaroi, nëse nuk e përgatit mirë, këto njerëz të vrasin, të bëjnë 4-5 gola. Kur shkon të luash ndaj Spanjës, në 45 minuta të japin leksion futbolli, të fusin 5-6 të çojë në shtëpi. Unë jam krenar, se ne ishim në lojë deri në fund, te goli i dytë.
ANDORRA-Nesër të rinisemi, nesër kemi një rrugë ku nuk duhet e nuk mund të gabojmë, një ndeshje shumë e vështirë. I kam parë ndaj Letonisë, një goditje standarte ndërroi ndeshjen. Ne duhet të gjejmë hapësira që nuk janë, nuk është e thjeshtë, të gjejmë hapësirë për të luajtur, shënuar, të gjejmë sa më shumë. Sot kemi një stërvitje taktike për të gjetur këtë hapësirë.
FORMACIONI-Uzuni në fazën mbrojtëse na ka ndihmuar shumë, ka shpenzuar energji, kilometra. Tani duhet përdorur diçka ndryshe. Tani mund të mendojmë nesër për ndryshim, se është strategji loje e ndryshme. Anglia është diçka e në shtëpi është diçka tjetër.
SITUATA E LOJTARËVE-Aliji e Balliu kanë bërë si të gjithë të tjerët një ndeshje të rëndësishme në “Uembli” , kanë shpenzuar shumë energji, do të vlerësojmë të gjithë nesër. Me sa kam parë, janë në gjendje, kanë rikuperuar mirë, nesër do të vendosim. Sa i përket sulmit, duhet të shohim, ka mundësi për çdo gjë. Për të bërë ndryshime, 2-3 sulmues. Kemi 3 emra, të shohim. Nesër pas drekës do të diskutojmë me lojtarët, doktorin, e pastaj vendosim. Por është një mundësi e madhe të ndryshojmë.” Përfundoi trajneri i Kombëtares.