Alarm te Tirana, Klafuriç humbet dy titullarë para sfidës me Vorën

by KLIKOJE.AL

Tirana kërkon të reagojë pas një starti zhgënjyes në Abissnet Superiore. Dy ndeshje, dy humbje dhe asnjë pikë për bardheblutë, që e shohin veten në fundin e renditjes dhe tashmë kanë nevojë urgjente për një rezultat pozitiv. Sfida e radhës është ajo me Vorën, në “Selman Stërmasi”, por kryeqytetasit do të duhet të bëjnë pa mbështetjen e tifozëve. Dënimi i marrë për incidentet e sezonit të kaluar ndaj Elbasanit hyn në fuqi pikërisht në këtë përballje, duke e lënë stadiumin bosh.

Por problemet për trajnerin Klafuriç nuk mbarojnë këtu. Xhixha vazhdon të jetë jashtë për shkak të problemeve fizike dhe pritet të mos jetë në dispozicion as ndaj Vorës.

Në dyshim është edhe Myslovic. Mesfushori, një prej elementëve më produktivë të skuadrës, ka ndjerë shqetësime në seancat e fundit dhe prania e tij mbetet e pasigurt.Ndërkohë, Vera vijon të vuajë pasojat e dëmtimit të pësuar disa muaj më parë dhe ende nuk është rikthyer në gatishmëri të plotë.

Në këto kushte, Tirana kërkon të gjejë reagimin dhe mbi të gjitha fitoren e parë të sezonit. Por ndaj Vorës, Klafuriç duhet të përballojë njëkohësisht presionin për pikët, mungesën e tifozëve dhe problemet në formacion.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.