Florin Bratu, trajneri i Partizanit doli në konferencën për shtyp në prag të përballjes që kryeqytetasit do të zhvillojnë ndaj Vllaznisë ditën e shtunë në orën 18:30. Në fjalën e tij, tekniku rumun kërkoi disiplinë në fushë.
“Kemi vëtëm 1 pikë, nuk ishte nisja e mirë që në pretendonim. Është një moment shumë i rëndësishëm ndeshja ndaj Vllaznisë. Na nevojiten pikë dhe ti marrim ato. Ne do të përballemi me një skuadër që në shtëpi luan mjaft mirë, duhet të jemi gati dhe të fokusuar për këtë ndeshje
Të ruajmë qetësinë, të mabjmë të njëjtin ritëm për gjatë gjithë javës që kemi punuar, të jemi të kujdeshsshëm dhe të shmangim kartonat.Është e vërtetë, kemi shënuar vetëm një gol në dy ndeshje, nuk është kjo situata reale, pasi sic dihet kemi zhvilluar dy ndeshje me një lojtar më pak. Duhet të improvizojmë dhe të gjejmë zgjidhjen përsa i përket sulmit. Toma dhe Fadairo në formacion? Janë pjesë e grupit, janë stërvitur normalisht, ende nuk e kam fiksuar 11-tshen që do të hedhë në fushë megjithatë kam për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore, do të shohë dhe do të vendosë për titullarët.” Përfundoi Florin Bratu