NK Bravo ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit defensiv Nadon Kouassi, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Lushnjës në Kategorinë e Parë.
20-vjeçari nga Bregu i Fildishtë hedh kështu një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke kaluar nga futbolli shqiptar në elitën e Sllovenisë, ku do të veshë fanellën e një prej klubeve më të njohura të vendit.
Klubi slloven e bëri zyrtare marrëveshjen përmes rrjeteve sociale, duke njoftuar se Kouassi ka firmosur një kontratë njëvjeçare, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.
“Mesfusha e NK Bravos ka fituar një përforcim të ri. Nadon Kouassi ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin tonë, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
View this post on Instagram
Transferimi i Kouassit përfaqëson një tjetër histori suksesi për futbollin shqiptar, pasi një lojtar që spikati në Kategorinë e Parë arrin të sigurojë një kontratë në kampionatin elitar slloven.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:ZYRTARE/ Karriera merr tjetër drejtim, mesfushori i Lushnjës transferohet në elitën sllovene (FO… […]
Comments are closed