240
Partizani dhe Vllaznia kanë luajtur ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e parë të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në “Arenën e Demave” përfundoi me fitoren 0-1 të shkodranëve. Golin për këta të fundit e shënoi Alivoda në minutën e 30-të, i cili ishte edhe i vetmi i kësaj sfide. Të kuqtë kanë pasur shanse të arta për të barazuar por nuk kanë arritur të finalizojnë.
Goditja e madhe erdhi kur Zguro u ndëshkua me karton të kuq duke i lënë me 10 lojtarëv. Gjatë ndeshjes ka pasur momente tensioni mes lojtarëve si dhe akorduar shumë kartonë të verdhë.