E FUNDIT/ Merkato e mbyllur për 3 sesione, FIFA vendos nën presion tre klube shqiptare

by KLIKOJE.AL

Një vendim i FIFA-s ka tronditur tre prej klubeve shqiptare. Tirana, Flamurtari dhe Kukësi janë njoftuar për bllokimin e merkatos për tre sesione radhazi, për shkak të detyrimeve të pashlyera ndaj ish-futbollistëve.

Sipas vendimit, situata paraqitet më e rëndë për Tirana-n dhe Kukësin, për të cilat ekziston një vendim i formës së prerë. Të dy klubet duhet të përmbushin detyrimet financiare të përcaktuara në vendimet përkatëse në mënyrë që të zhbllokohet situata.

Ndërkohë, edhe Flamurtari është përfshirë në listën e klubeve të prekura nga masa e FIFA-s. Për klubin vlonjat bëhet fjalë për tre çështje ende të hapura, të lidhura me detyrime ndaj ish-futbollistëve.Bllokimi për tre sesione radhazi përbën një goditje të rëndësishme për klubet, pasi i kufizon në afrimin e lojtarëve të rinj derisa çështjet financiare dhe juridike të zgjidhen.

Tani pritet që klubet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për shlyerjen e detyrimeve dhe zgjidhjen e çështjeve përkatëse me qëllim heqjen e sanksionit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.