Tre merkato pa lojtarë të rinj, Vllaznia përballet me “faturën” e borxheve

by KLIKOJE.AL

Vllaznia përballet me një tjetër problem jashtë fushës së lojës. Klubi shkodran është penalizuar për dështimin në ekzekutimin e vendimit në favor të ish-futbollistit Liridon Latifi.

Sipas vendimit, për shkak të mospagimit të detyrimit të përcaktuar nga Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, Vllaznisë i është vendosur ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për tre periudha regjistrimi, deri në shlyerjen e plotë të detyrimit.

Por kjo nuk është e vetmja çështje që rëndon mbi klubin kuqeblu.

Në një tjetër rast, atë të Ildi Grudës, Vllaznisë i është dhënë një afat paralajmërues prej 30 ditësh për të ekzekutuar vendimin përkatës. Pra, nëse detyrimi nuk shlyhet brenda këtij afati, klubi mund të përballet me një tjetër masë.

Ndërkohë, Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar edhe klubin për sjelljen e spektatorëve, me 50 mijë lekë gjobë, ndërsa lojtari Adnard Mehmeti është pezulluar me dy ndeshje për provokim të spektatorëve.

Vllaznia, pra, tashmë ka përballë jo vetëm rivalët në fushë, por edhe një sërë çështjesh financiare dhe disiplinore që kërkojnë zgjidhje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.