Atmosfera ndizet në kryeqytet, Tirana pret Elbasanin me tifozët pas krahëve

by KLIKOJE.AL

Tirana përgatitet për një tjetër sfidë të rëndësishme në Abissnet Superiore. Në javën e pestë të kampionatit, bardheblutë do të përballen me Elbasanin, në një ndeshje ku tre pikët janë objektivi kryesor.

Skuadra e drejtuar nga Kalfurić e ka përgatitur këtë përballje me të gjithë grupin në dispozicion. Tekniku kroat nuk ka probleme me mungesat dhe pritet të zgjedhë formacionin më të mirë për sfidën ndaj verdhebluve.Por lajmi i rëndësishëm vjen edhe jashtë fushës. Tifozët e Tiranës pritet të rikthehen në stadium për këtë përballje, pas mungesës në ndeshjet e fundit.

Klubi bardheblu do të shlyejë gjobën prej 5 milionë lekësh të vjetra, duke bërë të mundur që mbështetësit të jenë sërish në shkallët e stadiumit. Kështu, Tirana kërkon fitoren në fushë, ndërsa në tribuna pritet të rikthehet atmosfera e tifozëve. Një sfidë ku bardheblutë kërkojnë tri pikët, por edhe mbështetjen e 12-të në stadium.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.