Tjetër zhvillim i bujshëm te Kombëtarja e Kosovës. Florent Hadergjonaj ka njoftuar largimin e tij nga përfaqësuesja, në një moment kur ekipi po përballet me zhvillime të rëndësishme brenda grupit.
Hadergjonaj ka bërë të ditur se vendimi i tij lidhet me situatën aktuale dhe raportin me stafin teknik, që drejtohet nga Franco Foda.
“Vendimi im lidhet vetëm me situatën aktuale dhe raportin tim me stafin teknik”, ka deklaruar Hadergjonaj, duke bërë të qartë se arsyeja e largimit lidhet me raportin e tij me stafin e Kombëtares.
Largimi i mbrojtësit vjen vetëm pak ditë pas një tjetër zhvillimi të rëndësishëm, atë të kapitenit Amir Rrahmani, i cili gjithashtu është larguar nga përfaqësuesja.
Dy largime në një periudhë të shkurtër kanë rikthyer vëmendjen te situata brenda Kombëtares së Kosovës dhe te marrëdhëniet mes futbollistëve dhe stafit teknik.
Mbetet për t’u parë nëse këto zhvillime do të shoqërohen edhe me largime të tjera apo me reagime nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe stafi teknik.
