384
Bruno Telushi është zyrtarisht pjesë e AF Elbasanit. Mesfushori vlonjat ka firmosur ditën e sotme kontratën me klubin verdheblu dhe është prezantuar zyrtarisht si pjesë e skuadrës.
Në këtë mënyrë, AF Elbasani vazhdon me ritme të larta në merkaton e verës duke afruar lojtarë cilësorë me të cilët synon ngjitjen në Superiore. Vetëm pak orë më parë, Elbasani prezantoi edhe Ardit Hoxhajn.
Telushi u largua nga Partizani para pak ditësh dhe tashmë aventura e tij do të vijojë në të parën, aty ku me Elbasanin synon të rikthehet në elitë. “Një kampion, për ushtrinë tonë”, shkruan klubi verdheblu në “Instagram”.