Etapa e parë e “Giro d’Italia”, përpos faktit që u finalizuar me një fitues gjatë rrugëtimit nuk munguan as incidentet.
Dy çiklistë në zonën e Freskut në Tiranë, nuk arritën që të finalizonin me sukses garën tyre pasi u rrëzuan. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Mikel Landa dhe 33-vjeçari Geoffrey Bouchard të cilët pas aksidentit mësohet se janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.
Burime për mediat bëjnë me dije se dy çiklistët ndodhen në spital, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me këtë aktivitet, ka reaguar gazetari Artan Hoxha i cili me doza ironie u shpreh se shteti pagoi 8 milionë euro për të bërë xhiro 200 italianë.
ETAPA E PARË
“Giro d’Italia” nisi nga Shqipëria për herë të parë në historinë e çiklizmit. Edicioni i 108-të i këtij turneu kaq të madh dhe prestigjioz nisi ditën e sotme nga Durrësi etapën e parë, e cila përfundoi në Tiranë.
Ndërkohë kujtojmë se Max Peretsen, çiklisti danez arriti që të fitonte etapën e parë nga Durrësi në Tiranë, në këtë garë, i cili përshkoi 160 kilometra rrugë.
Mads Pedersen është fituesi i etapës së parë të Giro d’Italia, Durrës-Tiranë, 160 kilometra e gjatë. Çiklisti danez i skuadrës Lidl-Trek, kampion bote më 2019, dominoi sprintin dhe fiton rrotë më rrotë me Wout Van Aert dhe Aular, të cilët plotësuan podiumin.
Është fitorja e 51-të në karrierë për danezin, që i përshkoi 160 kilometrat e etapës së parë për 3 orë, 36 minuta e 24 sekonda. Pas 70 kilometrave fushorë erdhi malorja e parë, në Gracen, me pjerrësi mesatare 5.2 % , ndërsa malorja përcaktuese ishte ajo e Surrelit, e kategorisë së tretë, me gjatësi 4.9 kilometra, me pjerrësi mesatare 5.4% dhe maksimale 13%, ku skuadra e Lidl Trek bëri një punë të mirë për t’i siguruar kryesimin fituesit të garës.
Në kilometrin e pestë ndodhi edhe incidenti i parë i xhiros, kur basku Mikel Landa u përplas me një shtyllë ndriçimi dhe u rrëzua, duke shkaktuar edhe rrëzimin e tre çiklistëve të tjerë më pas. Landa u dërgua në spital me frakturë dhe për të xhiroja ka marrë fund.
Të shtunën, Xhiroja vazhdon me etapën e dytë, të kronometrit, në rrugët e Tiranës, 13.7 kilometra.