Shpërthen Vllaznia, Çaba Laszlo debuton me fitore! Supergoli i Muratajt fundos Dinamon

by KLIKOJE.AL

Vllaznia ka marrë frymë pas një starti të vështirë të sezonit. Shkodranët kanë triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Dinamos, në duelin e javës së gjashtë të Superiores, duke regjistruar fitoren e parë në kampionat pikërisht në debutimin e trajnerit të ri, Çaba Laszlo.

Heroi i kuqebluve ishte Murataj, i cili me një supergol në pjesën e parë vendosi fatin e kësaj përballjeje. Një realizim që vlejti tri pikë të arta për Vllazninë, e cila kishte nevojë urgjente për një rezultat pozitiv për të lënë pas momentin e vështirë.

Ndryshimi në pankinë duket se ka sjellë sinjalet e para pozitive për shkodranët, që tashmë mund të shohin me më shumë optimizëm vazhdimësinë e kampionatit. Triumfi ndaj një kundërshtari si Dinamo merr edhe më shumë vlerë, pasi rikthen besimin në skuadër dhe qetëson disi situatën në Shkodër.

Në krahun tjetër, Dinamo pësoi humbjen e dytë në gjashtë javët e para të kampionatit. Blutë nuk arritën të shmangnin disfatën dhe tashmë do të kërkojnë reagimin në sfidën e radhës, ku do të presin Teutën.

Për Vllazninë, ndërkohë, prova e radhës do të jetë edhe më e vështirë, pasi shkodranët do të udhëtojnë drejt Rrogozhinës për t’u përballur me Egnatian. Një fitore që mund të shërbejë si pikënisje për ringritjen e kuqebluve nën drejtimin e trajnerit të ri.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.