Finlanda, makthi 46-vjeçar i Shqipërisë! Kuqezinjtë synojnë të ndryshojnë historinë

by KLIKOJE.AL

Me prestigjin e kryesueses së grupit C1, pas fitores ndaj San Marinos, Shqipëria udhëton drejt Helsinkit, ku do të përballet me Finlandën në një sfidë që pritet të ketë peshë të madhe për kreun e grupit në Nations League. Nordikët, të cilët shihen si rivalët kryesorë të kuqezinjve për vendin e parë, nisen favoritë të paktën në letër. Historia e përballjeve direkte nuk është në favor të Shqipërisë, pasi Finlanda ka regjistruar 4 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje në shtatë përballjet mes dy përfaqësueseve.

Një tjetër statistikë që flet në favor të vendasve është fakti se Finlanda ka fituar të gjitha ndeshjet e luajtura në shtëpi ndaj Shqipërisë. Përballja e parë mes dy skuadrave daton në eliminatoret e Botërorit 1974, ku nordikët triumfuan minimalisht. Shqipëria u kundërpërgjigj në vitin 1973, duke fituar 1-0 në Tiranë. Kuqezinjtë do të përsërisnin suksesin edhe më 3 shtator 1980, në atë që mbetet fitorja e fundit e Shqipërisë ndaj Finlandës.

Përballja e fundit mes dy skuadrave është zhvilluar 24 vite më parë në Bahrein, në kuadër të një turneu miqësor. Sfida përfundoi në barazim 1-1. Në shtatë ndeshjet e zhvilluara, golavarazhi është 8-6 në favor të Finlandës, çka tregon edhe diferencën e ngushtë mes dy përfaqësueseve në historikun e përballjeve.

Finlanda vjen në këtë sfidë pas barazimit 0-0 në transfertë ndaj Bjellorusisë, ndërsa Shqipëria kryeson grupin me 6 pikë, dy më shumë se nordikët.

Për kuqezinjtë, objektivi është i qartë: të shmangin humbjen në Helsinki. Një rezultat pozitiv do t’i jepte Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm në garën për vendin e parë dhe do ta afronte me mbylljen e llogarive në krye të grupit përpara ndeshjeve të nëntorit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.