16
Manfredas Ruzgis po kalon një moment të shkëlqyer dhe këtë herë ka lënë gjurmë edhe me fanellën e kombëtares së Lituanisë.
Sulmuesi i Besës së Kavajës ishte protagonist në fitoren 3-0 të Lituanisë ndaj Andorrës, duke zhbllokuar takimin dhe duke shënuar golin e parë të sfidës nga pika e bardhë.
Ruzgis po tregon formë të mirë edhe në kampionat me Besën. Në nisje të sezonit ai shkëlqeu menjëherë, duke realizuar një hat-trick në sfidën ndaj Flamurtarit.
Tashmë sulmuesi lituanez po konfirmon se forma e tij nuk është vetëm një moment i mirë në klub, por po shfaqet edhe në arenën ndërkombëtare. Një gol me kombëtaren është një tjetër sinjal pozitiv për Ruzgisin, që po kërkon të jetë protagonist si me Besën, ashtu edhe me Lituaninë.