E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

by S.M

Mario Mitaj, një nga talentet kuqezi, pritet të mbyllë kapitullin në Arabinë Saudite. Në Greqi ndezin hipotezën e bujshme, me mediat që flasin për një interesim nga ana e AEK-ut të Athinës, ekipi ku Mitaj u bë i njohur. Futbollisti shqiptar është nën kontratë me Al Ittihad deri në 2028, por fakti që nuk shihet më si titullar i paprekshëm, ka bërë që palët, klubi saudit dhe lojtari, të ulën në të një tavolinë për të diskutuar në lidhje me të ardhmen.

“Sport24”, media sportive në Greqi, zbulon se është trajneri i AEK, Marko Nikolic që po shtyn klubin për të siguruar shërbimet e Mario Mitaj. Kartoni i tij vlerësohet në treg me 5,5 milionë euro, një shifër që klubi nga Athina mund ta investojë pasi bëhet fjalë për një lojtar vetëm 22-vjeç, me shumë të ardhme. Në Athinë, nëse do të vihej në jetë një rikthim i tij, Mitaj do të gjente edhe dy miqtë e tij në Kombëtare, Thomas Strakoshën dhe Stavro Pilo-n.

LEXO ME SHUME:Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Vllaznia mposhtet, Dinamo mban gjallë shpresat për titull (video) 16/05/2026 - 19:56

[…] LEXO ME SHUME:E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Sau… […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.