Një mungesë e konfirmuar dhe një largim nga grumbullimi, ja çfarë po ndodh me Kombëtaren

by KLIKOJE.AL

Shqipëria do të zbresë këtë të martë në fushë përballë San Marinos, në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, ndërsa trajneri kuqezi nuk do ta ketë grupin e plotë në dispozicion. FSHF ka konfirmuar situatën e dy lojtarëve që nuk do të jenë pjesë e skuadrës për këtë sfidë.

Klisman Cake vijon procesin e riaftësimit dhe për këtë arsye nuk do të jetë i gatshëm për duelin ndaj San Marinos. Sipas informacionit të Federatës Shqiptare të Futbollit, mbrojtësi pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës ndaj Finlandës. Ndërkohë, Simon Simoni është larguar nga grumbullimi i Kombëtares A dhe do t’i bashkohet ekipit Shpresa.

Portieri ishte lënë në tribunë në përballjen ndaj Bjellorusisë dhe pritej që të kishte të njëjtin rol edhe në sfidat pasuese. Për këtë arsye, është vendosur që Simoni të rikthehet te Kombëtarja U21, e cila do të zhvillojë ndeshje miqësore gjatë këtyre ditëve. Kështu, Shqipëria përgatitet për përballjen me San Marinon me disa ndryshime në organikë, ndërsa vëmendja mbetet te gjendja e lojtarëve dhe formacioni që do të zbresë në fushë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.