188
Jo vetëm Milani, por edhe Roma tashmë ka interes për mbrojtësin Jean-Clair Todibo. Lojtari i krahut të majtë aktualisht është i huazuar te Schalke 04.
Kartonin e tij e zotëron Barcelona, por aty djaloshi nuk ka fituar ende besimin për të qenë në skuadër. Në Gelsenkirchen ka bërë paraqitje të mira dhe mund të largohet për një sezon të ri në huazim.
20-vjeçari është pjesë edhe e kombëtares franceze U-20. Ai ka luajtur tetë ndeshje në këtë sezon me klubin gjerman, ku është transferuar në janar.