76
Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka folur për mediat në prag të sfidës së nesërme kundër Tiranës, që do të luhet në orën 14:00 në Lushnje.
“I uroj Vllaznisë dhe tifozëve një ndeshje sa më të mirë nesër, të suksesshme, ky është objektivi ynë. Për rrethanat, ishte e çmendur, deri dje në darkë nuk e dinim ku do luanim.
Është çmenduri ta luajmë këtë ndeshje Klasike në Lushnjë, por ky është realiteti tashmë dhe duhet t’i përshtatemi. E rëndësishme është ta përgatisim si duhet dhe të kërkojmë fitoren në këtë ndeshje.
Ndeshjet kundër Tiranës janë gjithmonë të veçanta, mezi po pres të fillojë ndeshja”, ka thënë trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Tiranës.