Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

by S.M

Tirana po vijon përgatitjet edhe pas përfundimit të kampionatit, me skuadrën bardheblu që do të vazhdojë stërvitjen deri në fund të muajit maj. Nën drejtimin e stafit teknik, futbollistët po punojnë normalisht në kompleksin stërvitor, ndërsa klubi ka nisur paralelisht edhe lëvizjet e para në merkato, ku priten ndryshime të shumta në përbërjen e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi Kresic, i cili ishte pjesë e Tiranës në formë huazimi, është larguar nga skuadra pas përfundimit të marrëveshjes me klubin e tij. Futbollisti nuk do të jetë pjesë e bardhebluve në vazhdim dhe ka mbyllur eksperiencën e tij në kryeqytet.

Te Tirana priten edhe largime të tjera ditët në vijim. Sipas asaj që mësohet, edhe Halili do të kthehet te Prishtina, ndërsa të njëjtën rrugë pritet të ndjekë edhe mesfushori Kobiljar. Klubi duket i vendosur për të bërë ndryshime në organikë, teksa pas një sezoni të vështirë synimi është ndërtimi i një skuadre më konkurruese për edicionin e ardhshëm.

LEXO ME SHUME:Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.