Gol i artë i Malomos dhe James, Dinamo mban gjallë shpresat për titull (video)

by KLIKOJE.AL

Në stadiumin Air Albania Stadium, Vllaznia dhe Dinamo City u përballën në sfidën e javës së parë të “Final Four”, me blutë që dolën fitues minimalisht 0-2. Takimi nisi me ritëm të kujdesshëm nga të dy skuadrat, të cilat u përpoqën të mos gabonin në fazën mbrojtëse. Vllaznia kishte më shumë iniciativë në pjesën e parë, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në anën tjetër, Dinamo u shfaq më pragmatike, duke pritur momentin e duhur për të goditur.

Pjesa e dytë solli më shumë intensitet dhe përplasje fizike. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 77-të, kur Malomo realizoi golin e vetëm të takimit, duke i dhënë avantazhin dhe më pas fitoren Dinamos. Skuadra kryeqytetase u paraqit pa trajnerin Ilir Daja në stol, për shkak të pezullimit nga Disiplina, ndërsa një tjetër zhvillim i rëndësishëm ishte mungesa e Qefalijës, i cili u dëmtua gjatë nxemjes dhe u zëvendësua nga Qardaku. Në fund, James shënoi pas një kundërsulmi

Me këtë triumf, Dinamo mbetet në vendin e katërt, por ngushton diferencën me vendin e parë në vetëm 4 pikë, duke rihapur garën për kreun. Nga ky rezultat përfiton edhe Elbasani, që tashmë do të kërkojë maksimumin në përballjen ndaj Egnatia për të përfituar në renditje.

LEXO ME SHUME:E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.