Sensacion në Final-Four, Dinamo sheh titullin, ja skenari që e shpall kampione

by KLIKOJE.AL

Dinamo bëri padyshim surprizën e madhe të javës së parë në Final Four. Ekipi që shkonte në ndeshjen ndaj Vllaznisë kryesuese në teori pa motivimin për të luftuar për titull, i përgjysmuar nga dëmtimet dhe i lodhur nga finalja e Kupës, ia doli që të merrte një fitore. Një fitore i cili i ka hapur rrugë skenarit që dukej i pamundur deri pak ditë më parë, ai i titullit kampion.

Blutë e kishin të qartë se duheshin disa kombinime rezultatesh që të kishin një shans për trofeun dhe për momentin, dy të parat kanë ecur në favor të tyre. Pasi llogaritë tashmë thonë se Dinamo duhet të fitojë dy ndeshjet e saj dhe të shpresojë se dy takimet e tjera të mbyllen në barazim. Kështu, ata do të ngjiteshin në kreun e renditjes me pikë të barabarta me Vllazninë, por duke e kaluar falë ndeshjeve direkte.

Një skenar që sigurisht nuk është plotësisht në dorën e bluve, por që u jep mundësinë tyre të shpresojnë e të jenë më të motivuar në dy takimet e radhës për të mos lëshuar pe e për të mbajtur gjallë garën për titullin.

LEXO ME SHUME:“Rrahje dhe paga të papaguara/ Ish-drejtuesi zbulon konfliktet dhe kaosin te Vllaznia

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.