Goditje në merkato, klubi ukrainas “rrëmben” protagonistin e Superiores (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Irgi Kasalla do të vazhdojë karrierën në Ukrainë pas një sezoni fantastik me Vorën në Kategorinë Superiore. Sulmuesi 23-vjeçar ishte një nga protagonistët absolutë të kampionatit, duke e mbyllur sezonin në krye të listës së golashënuesve së bashku me Bekim Balajn e Vllaznisë, me nga 13 gola secili. Përveç realizimeve, Kasalla dha edhe 5 asistime, duke qenë një nga lojtarët kyç në sezonin historik të Vorës dhe në sigurimin e qëndrimit në elitën e futbollit shqiptar.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe tashmë është arritur marrëveshja për transferimin e sulmuesit te Kolos Kovalivka në Ukrainë. Sipas informacioneve, të premten lojtari do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore, ndërsa më pas do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me klubin ukrainas. Shifrat e operacionit mbeten ende të pazbuluara. Ndërsa ek ky ekip aktivizohet edhe ish-mesfushori i Partizanit, Arinaldo Rrapaj.

LEXO ME SHUME:Sensacion në Final-Four, Dinamo sheh titullin, ja skenari që e shpall kampione

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.