Largohet Sylvinho, prezantohet trajneri i ri i Kombëtares (EMRI)

by S.M

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, ka dalë në konferencën për shtyp teksa krah tij janë Silvinjo dhe trajneri i ri i Shqipërisë, Rolando Maran.  Duka e ka prezantuar trajnerin: “Do të bëjmë publik emrin e trajnerit të ri të Shqipërisë, që është në krahun tim, Rolando Maran. Mbyllëm një cikël me Silvinjon dhe stafin e tij, e falenderojmë për kontributin e tij në Kombëtare. Bashkë kemi kaluar një periudhë shumë të rëndësishme, me emocione, kemi qeshur dhe kemi qarë. Në futboll konsiderohet normale mbyllja e një cikli, ndahemi me konsensus. Hapim një cikël të ri me një trajner jo të ri në moshë, sicc është zoti Rolando Maran”, tha ndër të tjera Duka.

Maran si lojtar nuk ka spikatur shumë, ndërsa ka disa eksperienca në Seria A, Itali si ndihmës dhe trajner i parë. 62-vjeçari ka drejtuar së fundmi Brescian, ndërsa më parë Piza-n, Cagliarin, Barin etj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.