376
Ekipi i Erzenit nuk e ka mbyllur merkaton e janarit. Pas disa afrimeve, klubi shijakas ka arritur akordin me sulmuesin Festim Alidema, i cili luan në pozicionin e sulmuesit të djathtë por mund të jetë alternativë dhe si mesfushor ofensiv.
26-vjeçari ka një karrierë midis Kosovës dhe Kroacisë ku ka qenë pjesë e ekipeve të Llapit,Dritës,Hrv Dragovoljac,Slaven Belupos e së fundmi Kf Liria.Mes palëve akordi është arritur dhe pritet vetëm njoftimi zyrtar nga ana e ekipit.