Muçi i jashtëzakonshëm, Salah përfiton! Asisti i dytë dhe sinjal i fortë nga shqiptari (Video)

by KLIKOJE.AL

Ernest Muçi po vazhdon të jetë një nga protagonistët kryesorë të Trabzonsporit në këtë start të sezonit. Sulmuesi shqiptar ka lënë gjurmën e tij edhe në transfertën ndaj Amedspor, sfidë e vlefshme për javën e tretë të Superligës turke.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1, ndërsa goli i Trabzonsporit erdhi pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Muçi. Ishte pikërisht shqiptari që dha një asist perfekt për Mohamed Salah, me yllin egjiptian që nuk gaboi përballë portës dhe dërgoi topin në rrjetë.

Ky ishte asisti i dytë i Muçit për Salah në këtë fillim sezoni, duke konfirmuar gjithnjë e më shumë lidhjen mes dy lojtarëve. Muçi po shfaqet në formë të mirë dhe duket se së bashku me Salah po krijon një dyshe që mund t’i japë shumë Trabzonsporit gjatë këtij sezoni.

LEXO ME SHUME:FIFA i zhbllokoi merkaton, Teuta bllokon Tiranën! Bardheblutë përmbysen në transfertë (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.