Iliria ka bërë një lëvizje të bujshme në merkato, duke siguruar shërbimet e James Adeniyi-t. Klubi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin nigerian, i cili sjell me vete një eksperiencë të konsiderueshme nga futbolli shqiptar. 33-vjeçari, James Adeniyi është një emër i njohur për tifozët shqiptarë, pasi në të kaluarën ka luajtur me Bylisin, Tomorin, Laçin dhe Skënderbeun.
Adeniyi rikthehet në Shqipëri pas eksperiencës së fundit me Bnei Sakhnin në Izrael dhe tashmë do të jetë pjesë e projektit të Ilirisë në Kategorinë e Parë.Sulmuesi vjen me një CV të pasur, ku spikasin 2 tituj kampionë, 2 Kupa të Shqipërisë dhe 1 Superkupë, trofe që i ka fituar gjatë aventurës së tij në futbollin shqiptar.
Një afrim me shumë eksperiencë për Ilirinë, që synon të bëjë një sezon sa më pozitiv dhe tashmë ka shtuar në organikë një sulmues që e njeh mirë futbollin shqiptar.