205
Erick Flores dhe Fernando Santos nuk do të jenë më lojtarë të Flamurtarit, mëson “kategoriaepare_official”. Klubi vlonjat ka ndarë rrugët me dy futbollistët brazilian menjëherë pas dështimit të ngjitjes në Superiore ku u mposhtën nga Korabi në Play-Off.
Dy lojtarëve u skadoi kontrata dhe drejtuesit nuk kanë dashur të rinovojnë duke u bërë kështu dy largimet e para nga klubi. Mbetet ende pikëpyetje nëse do të ketë revolucion në merkato nga Flamurtari teksa edhe trajneri Longo është i pasigurt në stol.
Drejtuesit e klubit do të nisin nga puna për të përforcuar skuadrën teksa objektivi për sezonin e ardhshëm mbetet i njëjtë, rikthimi në elitën e futbollit shqiptar.