“Për arsye financiare…”/ BOMBA te Partizani! Largohet papritur një nga afrimet e merkatos (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Aventura e Kamer Qakës te Partizani ka marrë fund pas vetëm pak muajsh. Mesfushori, i cili iu bashkua “Demave të Kuq” gjatë merkatos së janarit dhe konsiderohej një nga afrimet më me përvojë të skuadrës, ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin kryeqytetas.

Lajmin e ka bërë publik vetë ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka zbuluar se palët kanë arritur një marrëveshje për prishjen e kontratës.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është deklarata e shkurtër e Qakës, i cili e ka justifikuar largimin me “arsye financiare”, pa dhënë detaje të tjera mbi rrethanat që çuan në këtë vendim.

“Me klubin kemi vendosur që të ndërpresim kontratën për arsye financiare. Faleminderit shokëve të skuadrës, trajnerëve, stafit dhe gjithë tifozëve për mbështetjen e tyre. I uroj klubit të gjithë të mirat në të ardhmen”, shkroi Qaka.

Largimi i 30-vjeçarit vjen në një moment kur Partizani po vijon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Mbetet për t’u parë nëse klubi do të reagojë me një sqarim zyrtar mbi arsyet e ndarjes, ndërsa e ardhmja e Kamer Qakës pritet të jetë një nga çështjet që do të marrë vëmendje në ditët në vijim të merkatos.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.