Vllaznia dështon në testin e radhës, Murataj nuk mjafton për të shmangur humbjen

by KLIKOJE.AL

Vllaznia është larguar me humbje nga miqësorja e zhvilluar në Ulqin, ku u mposht me rezultatin 2-1 nga Otrant Olimpik, skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit malazez.

Vendasit kaluan në avantazh që në pjesën e parë, ndërsa ekipi i drejtuar nga Edi Martini reagoi pas pushimit. Kuqeblutë rikthyen baraspeshën falë golit të Muratajt, duke dhënë shpresë për një përmbysje.

Megjithatë, në minutat e fundit ishte Otrant Olimpik që goditi sërish, duke realizuar golin e fitores dhe duke i shkaktuar Vllaznisë një humbje që lë vend për reflektim.

Edhe pse bëhej fjalë për një test përgatitor, kjo ndeshje shërbeu për stafin teknik për të evidentuar mangësitë dhe për të parë nga afër gjendjen e skuadrës përpara nisjes së sezonit të ri. Për Edi Martinin mbetet ende punë për të bërë, në mënyrë që Vllaznia të paraqitet në nivelin e kërkuar kur të nisë zyrtarisht kampionati.

LEXO ME SHUME:“Për arsye financiare…”/ BOMBA te Partizani! Largohet papritur një nga afrimet e merkatos (FOTO)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Pogradeci-Besa testojnë forcat në miqësore 25/07/2026 - 20:08

[…] LEXO ME SHUME:Vllaznia dështon në testin e radhës, Murataj nuk mjafton për të shmangur humbjen […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.