Pretendentët për Superioren testojnë forcat, një perlë dhe një barazim në Pogradec

by KLIKOJE.AL

Pogradeci dhe Besa kanë dhuruar një ndeshje interesante në testin miqësor të zhvilluar në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ku gjithçka u mbyll në barazim 1-1.

Momenti më spektakolar i takimit erdhi në minutën e 35-të, kur Kristian Preknicaj realizoi një gol fantastik me rroveshatë, duke lënë pa asnjë mundësi portierin kundërshtar dhe duke kaluar Pogradecin në avantazh. Në pjesën e dytë, Besa reagoi dhe arriti të rikthente ekuilibrin falë golit të Bianor Netos, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 1-1.

Përtej rezultatit, të dyja skuadrat treguan se po përgatiten seriozisht për sezonin e ri. Si Pogradeci ashtu edhe Besa synojnë ngjitjen në Superiore, pasi edhe sezonin e kaluar ishin pranë objektivit, duke qenë pjesë e fazës “play-off”. Miqësorja konfirmoi se të dy ekipet kanë potencial për të qenë mes protagonistëve në garën për elitën e futbollit shqiptar.

LEXO ME SHUME:Vllaznia dështon në testin e radhës, Murataj nuk mjafton për të shmangur humbjen

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.