Egnatia ka regjistruar një tjetër paraqitje bindëse në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillon në Bansko të Bullgarisë. Kampionët e Shqipërisë triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj Ballkanit të Kosovës në miqësoren e dytë të verës, duke konfirmuar rritjen graduale të formës dhe punën intensive që po zhvillohet nga stafi teknik i drejtuar nga Nevil Dede.
View this post on Instagram
Gjatë 90 minutave, të gjithë futbollistët e aktivizuar dhanë maksimumin në fushë, duke treguar përkushtim dhe dëshirë për të fituar një vend në formacion. Egnatia arriti të shfrytëzonte rastet e krijuara dhe të dominonte në momente kyçe të sfidës.
Për ekipin shqiptar realizuan Albanese, Aleksi dhe Bitri, të cilët vulosën suksesin 3-1. Goli i secilit prej tyre ishte rezultat i një loje të organizuar mirë, duke treguar se skuadra po fiton gradualisht automatizmat e nevojshëm për sezonin e ri.
Ky sukses vjen si një tjetër tregues pozitiv për Egnatian, e cila po përgatitet për sfidat e rëndësishme që e presin në Champions League. Stafi teknik mbetet i fokusuar te rritja e nivelit fizik dhe taktiko-teknik të skuadrës, ndërsa miqësoret po shërbejnë si një test i vlefshëm për të vlerësuar gjendjen e ekipit.