Vllaznia ka nisur këtë të diel udhëtimin drejt Sllovenisë, aty ku do të zhvillojë fazën përgatitore verore në prag të ndeshjeve të Conference League dhe sezonit të ri futbollistik.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, klubi shkodran ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Slloveni do të zhvillojë pesë ndeshje miqësore ndaj kundërshtarëve cilësorë nga rajoni, me synimin për të rritur formën sportive dhe për të konsoliduar grupin.
Një nga sfidat më interesante pritet të jetë ajo ndaj Koperit, skuadër ku aktivizohet edhe ish-futbollisti i njohur i Atalantës dhe përfaqësueses së Sllovenisë, Josip Iliçiç.
Përveç Koperit, kuqeblutë do të masin forcat edhe me Lokomotiva Zagreb, Olimpija Ljubljana, Rudeš dhe Argeș Pitești, në ndeshje që do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar gjendjen e ekipit para startit të sezonit 2026-2027.
Vllaznia do të nisë më pas aventurën europiane në turin e parë të Conference League, ku do të përballet me Malishevën.
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Vllaznia nis fazën përgatitore, sfidë speciale ndaj ish-lojtarit të Atalantës (PROGRAMI) […]
Comments are closed