Takim me të rinjtë në Vorë, Taulant Balla komenton protestat: Shumica mbështesin projektin në Zvërnec

by KLIKOJE.AL

Drejtuesi Politik i PS në qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi një takim me të rinjtë në Vorë, ku diskutoi për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje dhe rolin e investimeve të huaja në zhvillimin e vendit.

“Në demokraci, zgjedhjet janë mënyra e dëgjimit të njerëzve”, u shpreh ai.

Pavarësisht protestave prej 3 javësh, Balla tha se mbështetja për projektin në Zvërnec është e gjerë brenda e jashtë vendit.

“Ajo që më vjen mirë të konstatoj është që shumica e qytetarëve shqiptarë, qoftë në Shqipëri, qoftë në diasporë, e mbështesin projektin në Vlorë. Gjëja më e bukur është që shumica e vlonjatëve e mbështesin”, tha Taulant Balla.

LEXO ME SHUME:Vllaznia nis fazën përgatitore, sfidë speciale ndaj ish-lojtarit të Atalantës (PROGRAMI)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.