Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Kupa e shqiperise

  • Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

    Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

    Dinamo triumfon sërish në Kupën e Shqipërisë, duke mposhtur Egnatia me rezultatin 3-2 në një finale plot ritëm, tension dhe episode të diskutueshme.

    Skuadra blu e nisi ndeshjen me agresivitet dhe kaloi në avantazh që në minutën e 23-të me Malomon, i cili shfrytëzoi një moment pasigurie në mbrojtjen kundërshtare. Vetëm gjashtë minuta më pas, Bregu dyfishoi shifrat me një goditje të saktë, duke i dhënë Dinamos kontroll të plotë të lojës.

    Finalja nuk kaloi pa polemika. Në minutën e 9-të, gjyqtari Jorgji, pas konsultimit me VAR, ndëshkoi me karton të kuq Bakajokon, duke lënë një nga skuadrat me një lojtar më pak që herët në ndeshje. Ndërkohë në minutën e 52-të, Malomo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për vonesa në ekzekutimin e një goditje këndi, duke u larguar nga fusha dhe barazuar përkohësisht numrin e lojtarëve.

    Egnatia u rikthye në lojë në minutën e 81-të me golin e Buriç, duke rihapur sfidën dhe duke shtuar emocionin në minutat e fundit. Megjithatë, vetëm tre minuta më vonë, Mustafa vulosi rezultatin 3-1 për Dinamon, duke i siguruar skuadrës trofeun, ndërsa Adjessa vetëm shkurtoi diferencën me golin e dytë.

    Ky është një sukses i përsëritur për Dinamon, e cila kishte triumfuar ndaj të njëjtit kundërshtar edhe në finalen e vitit të kaluar, duke konfirmuar dominimin në këtë kompeticion.

    LEXO ME SHUME:Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont

  • Ilir Daja del fitues në “xixat” me Edi Martinin, Dinamo në finalen e Kupës së Shqipërisë (video)

    Ilir Daja del fitues në “xixat” me Edi Martinin, Dinamo në finalen e Kupës së Shqipërisë (video)

    Dinamo ka siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Shqipërisë pas një përballjeje të fortë, nervoze dhe me shumë tension ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales. Pas barazimit 1-1 në sfidën e parë në kryeqytet, gjithçka mbeti e hapur, por në ndeshjen e dytë dinamovitët arritën të marrin një fitore të madhe që i çon më tej në garën për trofeun. Takimi nisi me ritëm të lartë dhe me Vllazninë që u tregua e rrezikshme që në minutat e para.Në minutën e 4’, Shkëndija e parë erdhi nga Dodaj, i cili depërtoi bukur nga krahu i majtë dhe lëshoi një gjuajtje të fortë drejt portës, por topi nuk gjeti kuadratin e Teqjes.

    Vllaznia vazhdoi të kërkonte hapësira dhe në minutën e 18’, Balaj u gjend në një pozicion të mirë brenda zonës së Dinamos, por nuk arriti të koordinohej siç duhet për finalizimin, duke humbur një mundësi të pastër për të rrezikuar seriozisht portën e bluve.Në minutën e 26’, ishte Vila ai që krijoi një aksion të rrezikshëm, duke gjetur Bregun në zonë. Sulmuesi shkodran provoi goditjen, por Jukaj reagoi me siguri, duke shpëtuar Dinamon nga një gol i sigurt.

    Pjesa e parë u mbyll me tension të shtuar në fushë dhe në pankina, ku emocionet ishin të larta, ndërsa asnjë nga ekipet nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara.Në pjesën e dytë, Dinamo e rriti presionin dhe filloi të kontrollojë më mirë ritmin e lojës, duke kërkuar momentin e duhur për goditjen vendimtare.

    Ky moment erdhi në minutën e 76’. Pas një topi të kthyer nga mbrojtja e Vllaznisë, Bregu e mori saktë topin në gjysmëfushën e tij, ndërtoi një aksion individual të shkëlqyer, depërtoi deri në zonën kundërshtare dhe me qetësi mposhti Jukajn, duke kaluar Dinamon në avantazh.Ky gol rezultoi vendimtar për fatin e kualifikimit. Vllaznia tentoi të reagojë në minutat e mbetura, por Dinamo u tregua e organizuar në mbrojtje dhe menaxhoi me zgjuarsi avantazhin deri në fund të takimit.

  • “Duhej të ishim më agresivë që në fillim”/ Ivan Gvozdenovic pas eleminimit nga Kupa: Jam shumë i mërzitur

    “Duhej të ishim më agresivë që në fillim”/ Ivan Gvozdenovic pas eleminimit nga Kupa: Jam shumë i mërzitur

    Ivan Gvozdenovic u shfaq i pakënaqur pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në Rrogozhinë, Elbasani dhe Egnatia u ndalën edhe sot në barazim 1-1, pas 120 minutave lojë në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës. Por, gjithçka u vendos në gjuajtjen e penalltive, aty ku rrogozhinasit u treguan më të saktë.

    “Jam shumë i mërzitur, por ky është futbolli. Ka edhe ditë të mira edhe ditë të këqija. Sot erdhi dita e keqe, jam shumë i mërzitur patjetër. Jam shumë krenar për çunat, sot bënë një ndeshje shumë të bukur, u dha maksimumi nga çdo lojtar. Për ne rruga ishte shumë e gjatë dhe shumë e fortë. Por, e thashë. Ky është futbolli dhe ne do të vazhdojmë përpara, nuk kemi tjetër rrugë.

    Pishman? Taktikisht jo. Vetëm ndoshta pjesa e parë sot, mund të futeshim pak më të “egër”, nga fillimi. Kjo mund të rregullohej. E rregulluam në pjesën e dytë, ishim shumë mirë, e barazuam rezultatin, ishim shumë shumë mirë. Nga fillimi 20-25 mintutat e parë, mund të ishim më të shpejtë, ndoshta edhe pak më shumë agresivë”, tha ndër të tjera Ivan Gvozdenovic.

    LEXO ME SHUME:Egnatia triumfon me nerva çeliku dhe arrin finalen e katërt radhazi, Elbasani dorëzohet te penalltitë (video)

  • “Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe

    “Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe

    Vllaznia e këtij sezoni do të kërkojë njëlloj si titullin kampion në Superiore, ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë. Këtë e konfirmon edhe drejtori sportiv Vioresin Sinani, i cili pas shortit të gjysmëfinaleve të Kupës, ka komentuar përballjen me Dinamon, por edhe vazhdimësinë e ekipit në këtë edicion.

    Populli thotë dy kunguj në një sjellë është vështirë të mbahen. A është Vllaznia e gatshme që të luftojë dhe për titullin kampion, por edhe fitimin e Kupës së Shqipërisë?
    Unë në këtë rast nuk e di të them të drejtën këtë fjalën që the ti, po për në kampionat dhe në Kupë Vllaznia ka kontingjent të mirë lojtarësh, të mjaftueshëm për të luftuar për të dy trofetë. Normalisht është një garë e vështirë edhe ekipet gjysmëfinaliste janë të gjitha ekipe të vështira. Nuk kisha ndonjë preferencë të them të drejtën se aty dihet ekipet cilat janë, por Vllaznia besoj që do të luftojnë për të dy trofetë deri në fund.

    Përballë Dinamos, që aktualisht është jashtë Final Four, shorti më i lehtë i mundshëm për ju?
    A thashë, besoj që për të gjithë nuk ka short lehtë me këto tri skuadra. Këto janë skuadrat më të forta të kampionatit tonë edhe besoj që me këdo që të na binte, Vllaznia do të luftojë me maksimumin për fitimin e Kupës. Ashtu sikur edhe kampionatit, edhe Kupës, për të dy trofetë.

    Nëse ka një skuadër që ju ka shënuar më shumë këtë sezon është pikërisht skuadra e Dinamos, ajo që ju ka shënuar tre gola. Sa ju frikëson fakti që kjo skuadër, përtej faktit që është brenda mundësive për të qenë aty në Final Four, objektivi kryesor ka edhe ruajtjen e trofeut të Kupës së Shqipërisë?
    S’më frikëson fare as Dinamo, asnjë prej skuadrave që ishin, të them të drejtën. Unë edhe besoj që ekipi jonë të jetë me kontingjent plotë, pa pasur probleme dëmtimesh. Në gjëra të vogla normalisht mund të ketë dëmtime, por jo shumë lojtarë dhe në qoftë se ne kemi kontingjent të plotë, nuk më frikëson fare as Dinamo, as ndonjë ekip që është aty.

    Skuadra e Vllaznisë ndodhet në vend të parë. Sa e shijoni ju këtë sukses me një merkato cilësore që e reflekton edhe në rezultate. E ndjeni vetë peshën si një ish-futbollist dhe çfarë ndjesie është kjo për një shkodran?
    Ne jemi të kënaqur me çfarë kemi deri tani, por e dimë se kemi shumë punë për të bërë deri në fund. Është rruga e gjatë deri në fund, për atë jemi të bindur të gjithë. Kështu që uroj dhe besoj që të vazhdojmë kështu. Jemi në rrugë të mbarë, por rruga është e gjatë.

    Sidoqoftë, përtej Kupës, adrenalina është vetëm për titullin. Shkodra pret prej vitesh për titullin dhe ndoshta, disa gabime gjatë rrugës mund t’ju rrezikojnë kreun këtë javë ose mund ta mbani…
    Unë besoj që të gjitha skuadrat kanë pasur luhatje gjatë sezonit, kush më shumë, kush më pak. Jam i kënaqur me ecurinë e skuadrës deri tani, e them me plot gojë. Normalisht që do të ketë probleme të vogla, jo të mëdha. Unë e kam theksuar dhe e theksoj, kemi pasur vetëm një 2-3 mujor dëmtimesh dhe asnjë problem tjetër. Kështu që unë besoj që Vllaznia do të ecë me këtë ritëm mirë deri në fund. Jam i bindur që do të luftojmë shumë që të realizojmë objektivin që kemi ne.

    A është Vllaznia skuadra që bën diferencën me të tjerat, sipas teje?
    Unë them që kemi një ekip shumë të mirë. Kemi djem të mirë, kemi staf të mirë, kemi trajnerë të mirë, kemi president të mirë, kemi tifozë të mirë, kemi stadium të mirë, kemi çdo gjë për të shkuar deri në fund për të pretenduar për të fituar trofetë.

  • E FUNDIT/ Hidhet shorti i çerekfinaleve të Kupës, spikat derbi i kryeqytetit

    E FUNDIT/ Hidhet shorti i çerekfinaleve të Kupës, spikat derbi i kryeqytetit

    Është hedhur sot në ambjentet e Shtëpisë së Futbollit shorti për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Përballje interesante ku spikat takimi Tirana-Dinamo, derbi i kryeqytetit.

    PËRBALLJET ÇEREKFINALE

    Teuta-Egnatia

    Tirana-Dinamo

    Elbasani-Partizani

    Bylis-Vllaznia

  • KUPA E SHQIPËRISË/ Skënderbeu, ndaj Tiranës pa gjysmën e formacionit; zbulohet arsyeja

    KUPA E SHQIPËRISË/ Skënderbeu, ndaj Tiranës pa gjysmën e formacionit; zbulohet arsyeja

    Skënderbeu luan ndaj Tiranës në Kupën e Shqipërisë, por kjo ndeshje vjen në një moment aspak të favorshëm për skuadrën e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka. Thuajse gjysma e lojtarëve që formojnë zakonisht boshtin titullar mungojnë, duke e vënë stafin teknik përballë vështirësive serioze në ndërtimin e një formacioni konkurrues.

    Mungesat lidhen kryesisht me pushimet e fundvitit dhe vonesat procedurale për rikthimin e disa futbollistëve nga vendet e tyre të origjinës. Golashënuesi Nasr ende nuk është bashkuar me grupin. Mbrojtja goditet fort nga mungesa e dy qendërmbrojtësve, Lukas Vaskues dhe Dumfur. Po ashtu, në mesfushë mungojnë Baba Musa dhe Salim Abubakar, të cilët janë ende në pritje të përfundimit të procedurave për vizat e qëndrimit në Shqipëri. Aktualisht, Skënderbeu po zhvillon përgatitjet në Durrës, ku trajneri Gjoka po përpiqet të improvizojë zgjidhje dhe të balancojë repartet me lojtarët që ka në dispozicion.

    Situata mbetet delikate, pasi mungesa e elementëve kyç e kufizon ndjeshëm manovrën taktike të skuadrës. Shpresa e vetme e stafit është që Baba Musa të mund të udhëtojë nga Italia dhe të bashkohet me ekipin para sfidës së Kupës. Në këto rrethana, përballja me Tiranën shndërrohet në një provë të vështirë për korçarët. Megjithatë, kjo situatë mund të kthehet edhe në një mundësi për lojtarët e rinj apo ata që zakonisht nuk janë titullarë, për të treguar vlerat e tyre dhe për të fituar besimin e trajnerit. Edhe pse i cunguar në organikë, Skënderbeu do të kërkojë të shfaqë karakter, organizim dhe unitet në fushë. Sfida ndaj Tiranës nuk do të jetë thjesht një ndeshje Kupe, por një test i rëndësishëm për forcën e grupit dhe aftësinë e tij për të reaguar edhe në momentet më të vështira.

  • Flamurtari i Morieros ringjallët në Kupë, shënon 5 gola; fitore edhe për Vorën

    Flamurtari i Morieros ringjallët në Kupë, shënon 5 gola; fitore edhe për Vorën

    Ditën e sotme dy ekipet e Kategorisë Superiore si Flamurtari dhe Vora zhvilluan ndeshjet e tyre në Kupën e Shqipërisë. Lajmi pozitiv është fitorja e Flamurtari-t, e para në këtë sezon. Kuqezinjtë kanë triunfuar 5-0 në kupë ndaj Naftëtarit, duke i dhuruar një debutim të mbarë trajnerit të ri Francesco Moriero.

    Ememe, Murataj, Oshafi, Ramani dhe Diaëara shënuan për vlonjatët. Ndërkaq, edhe ekipi tjetër i Superiores, Vora, fitoi lehtësisht 6-2 ndaj Maliqit, edhe pse miqtë shënuan të parët me Dario Kamen, autor i 2 golave. Shkëlqyen me 2 gola secili për Vorën Adeloje dhe kapiteni Tabaku, i cili shënoi edhe një super gol me roveshatë.

    LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Tirana publikon axhendën, ndaj Teutës nuk luhet në “Selman Stërmasi”

  • Dinamo “shemb” Vllazninë mes emocioneve, blutë gjejnë finalen pas 14 vitesh mungesë (video)

    Dinamo “shemb” Vllazninë mes emocioneve, blutë gjejnë finalen pas 14 vitesh mungesë (video)

    Edicioni i 73-të të Kupës së Shqipërisë e gjen Dinamon në finale. Vllaznia dhe Dinamo nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në përballjen e parë, ndërsa në Elbasan u prodhuan 7 gola. Një ndeshje me ritëm e intensitet të lartë, por që  në fund fati u buzëqeshi kryeqytetasve që fituan 4-3 dhe rikthehen në finale pas 14 vitesh mungesë. Një pjesë e parë që foli totalisht për Dinamon. Në minutën e 17’, Itodo Mandela shënoi golin e parë cka i hapi rrugën realizimeve të tjera.

    Në të 36-tën, dalja e gabuar e portierit Jukaj, shfrytëzohet nga Zabërgja që shënon dhe con ekipin e tij në dhomat e zhveshjes me një moral më të lartë. Moral që u reflektua edhe në fraksionin e dytë, me Dinamon që shënoi dy herë brenda 10 minutave, fillimisht me Mandelan, dhe më pas me Zabërgjan, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

    Me katër gola avantazh, Dinamo lëshoi shumë terren, diçka që lojtarët e Vllaznisë e shfrytëzuan në maksimum. Goli i Grudës në minutën e 71’, u mendua si rastësi, por goli i Bekim Balajt, tetë minuta  dhe realizimi i Kahrimanovic frikësuan Dinamon. Edicioni tjetër është mes Partizanit dhe Egnatias.

  • “Jemi ndërtuar për trofe”, Edlir Tetova beson te përmbysja e rezultatit: Egnatia është me strategji të qartë për finalen

    “Jemi ndërtuar për trofe”, Edlir Tetova beson te përmbysja e rezultatit: Egnatia është me strategji të qartë për finalen

    Edlir Tetova ka folur në prag të ndeshjes që Egnatia do të luajë ndaj Partizanit. Takimi që vendos një nga finalistët e Kupës, nis nesër në orën 19:00 te “Arena e Demave”. Trajneri Tetova u shfaq optimist para ndeshjes së kthimit, ndërsa e para u humb nga kampionët me rezultatin 0-1.

    Ndeshja e parë- Sigurisht që është një ndeshje që ekipi ka bërë mirë në lojë, raste, por jo në rezultat. Do mundohemi të jemi më racionalë në ndeshjen e dytë. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse nuk ka më ndeshje kthimi, ksështu që gjithçka mbaron.

    Besimi te përmbysja- Kam një grup lojtarësh që dinë çfarë është vështirësia dhe rezultati në disavantazh. Shpresoj shumë te grupi që kam.

    Ndryshime në formacion- Lajm i mirë është rikthimi i Xhemajlit dhe Sotës. Nuk është se kemi vendosur gjë akoma se janë dy ditë shumë afër, ndeshje të ngjeshura me njëra-tjetrën. Sot do shikojmë gjithçka.

    Gjendja fizike dhe psikologjike- Jemi në 99.9% të konkludimit të kampionatit, jemi në vend të parë. Gjendja psikologjike e lojtarëve është optimale, kështu që mendojmë vetëm ndeshje gjysmëfinale nesër.

    Humbjet me Partizanin- Nuk është reale ajo që ka ndodhur, kemi pasur shumë efektivitet në lojë, me raste. Mendoj që vetëm diçka për lojtarët e mi është rregullimi i shënjestrës.

    Kundërshtari- Është strategji, çdo gjë do të shikohet nesër.

    Objektivi- Përderisa jemi fituesit e tre trofeve, mendojmë të kemi vazhdimësi. Jemi ndërtuar për trofe, kështu që mendoj kemi vazhdimësi edhe nesër. Përfundoi Edlir Tetova.

    LEXO ME SHUME:“Jemi gati për çdo lloj situate”, deklaratë kompromentuese e Skënder Gegës: Egnatia ka pikësynimet e veta, ndryshe luan me ne, ndryshe me…

  • FOTO/ “Lërini çmimet e biletave, shikoni ekipin”, mesazhi i legjendës së Partizanit përpra ndeshjes me Egnatian: Të gjithë të jeni në stadium…

    FOTO/ “Lërini çmimet e biletave, shikoni ekipin”, mesazhi i legjendës së Partizanit përpra ndeshjes me Egnatian: Të gjithë të jeni në stadium…

    Partizani do të presë ditën e mërkurë në “Arenën e Demave” skuadrën e Egnatias, me ekipet që do të bëjnë mes tyre llogaritë e gjysmëfinales së kthimit në Kupën e Shqipërisë. Përballje kjo që do të startojë në orën 19:00, me duelin e parë mes tyre që ka përfunduar 1-0 në favor të kryeqytetasve

    “Demat” janë vetëm 1 hap larg kalimit në finale, trofe ky që iu mungon prej 21 vitesh. Për këtë klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat.

    Çmimet e tyre variojnë nga 300 lekë në tribunën C3 deri në 3000 lekë në tribunën VIP. Biletat mund të sigurohet që nga dita e sotme, teks a janë në shitje online.

    Në lidhje me këtë lajmërim, ka reaguar ish-lojtari i Partizanit Ledio Pano. Ky i fundit në postimin e klubit kryeqytetas shkruan se tifozët duhet ta mbështesin ekipin në arritjen e objektivave.

    “Tifozet duhet te vijne ne stadjum te merkuren ne mbeshtetje te ekipit . Lerini keto sa eshte bileta cfar te shohim ke te shohim etj etj. Duhet te mbeshtesim ekipin , emrin e ekipit, fanelen e klubit legjendar se ka nevoje per tifozet keto dy ndeshje,te Merkuren dhe te Djelen. Te gjithe ne stadjum.”

    Bylis 1-0 Partizani – Roveshiatë e artë dhe një tjetër shuplakë për “demat”

    Në një ndeshje që pritej me shumë interes, Bylisi arriti një fitore të madhe ndaj Partizanit me rezultatin 1-0, duke dhënë një tjetër goditje për të kuqtë e kryeqytetit. Goli i vetëm i takimit erdhi nga Përndreca, i cili shënoi me një roveshatë spektakolare, duke mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës për ballshiotët. Kjo ishte disfata e tretë e sezonit për Partizanin përballë Bylisit dhe një humbje që i del jashtë Final Four, pasi tashmë Elbasani ka përparësi në përballjet direkte. Bylisi ngjitet në kuotën e 39 pikëve dhe për momentin ndodhet jashtë zonës së rënies.