Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Kupa e shqiperise

  • “Asgjë nuk ka mbaruar”/ Skënder Gega mban lojtarët me këmbë në tokë: Jam i kënaqur për interpretimin e ndeshjes

    “Asgjë nuk ka mbaruar”/ Skënder Gega mban lojtarët me këmbë në tokë: Jam i kënaqur për interpretimin e ndeshjes

    Skënder Gega, trajneri i Partizanit, ka komentuar fitoren ndaj Egnatias në Kupë, duke e cilësuar një hap të mirë në rrugëtimin e skuadrës së tij.

    EGNATIA-Egnatia është me lojtarë me shumë eksperiencë që ne na mungon. Përveç Hoxhës, pjesa e madhe e tyre janë shumë të rinj. Në këtë kohë të shkurtër është shumë e vështirë të bësh ndryshime radikale. Por nga ndeshja e kaluar, duke parë edhe shkallën e vështirësisë, jam i kënaqur për mënyrën se si i interpretuan detyrat, se këto ishin detyrat. Gabimet janë të pashmangshme, por impenjimi, disiplina taktike e sakrifica, bëjnë të ndjehem mirë.

    NDESHJA-Nuk është mbyllur asgjë. Është pjesë e parë e mirë. Jemi me një gol avantazh por asgjë nuk ka mbaruar. Ndryshe mund të shprehesh në mbrojtje, ndryshe në fushën tënde ku mendon se je në kontroll. Por me balanca, kemi kohë për të menduar për ndeshjen e dytë.

    ROLI I KEKOS- Këtu fokusohen pas një dëshire që kanë pasur në fëmijëri, njëri thotë jam 9, tjetri 10. Detyra e trajnerit është të kuptosh ku i ka të dhënat më shumë Keko. Nuk i mungon shpejtësia, driblimi, patjetër duhet të zgjidhet, por është punë edukimi taktik. Ka vetitë dhe mund të luajë 2-3 pozicione por ka veti që është i guximshëm, njeh portën, luan një kundër një. Eleke nuk po e bënte dot, nuk e shërbyem. Mënyra si ndihmon ekipin më pëlqeu dhe shpresoj të mos na dëgjojë Keko se thotë jam 9-sh përgjithmonë. Edhe unë kam dashur të isha 10-sh, por kurrë nuk u bëra 10-sh. Përfundoi Skënder Gega.

    LEXO ME SHUME;Egnatia dominon dhe Partizani shfaqet cinik; ekipi kryeqytetas fiton në Rrogozhinë dhe sheh finalen (video)

  • “Tifozët kanë një ëndërr”, Thomas Brdaric për gjysmëfinalen e Kupës me Dinamon: Do të punojmë së bashku me ta, ti qendrojmë objektivit

    “Tifozët kanë një ëndërr”, Thomas Brdaric për gjysmëfinalen e Kupës me Dinamon: Do të punojmë së bashku me ta, ti qendrojmë objektivit

    Vllaznia do të presë në shtëpi ditën e nesërme Dinamon për të bërë mes tyre llogaritë e gjysmëfinales së parë të Kupës së Shqipërisë. Duel ky që do të startojë në orën 19:00 dhe që merr vëmendjen kryesorë të tifozëve.

    Të dyja ekipet janë favorite për të fituar këtë turne, por shkodranët e Thomas Brdaric do të bëjnë gjithçka për të qenë ata që do të kualifikohen në finale. Në prag të kësaj përballjeje ka folur timonieri gjerman.

    “E nisëm ndeshjen mirë me Teutën, por do të jetë e vështirë ta nisim pa një sulmues nesër kundër Dinamos. Sot kemi një stërvitje, nuk është se kemi pasur shumë kohë, do të rregullojmë disa defekte dhe shpresojmë që shumica e lojtarëve të jenë të gatshëm për nesër.

     Ata kanë strategjinë e tyre, sduhet të interpretojmë, jemi rivali kryesor, objektivi është ti mundim dhe të jemi pozitivë, kemi bërë një sezon të mirë dhe nëse jemi të gjithë të gatshëm jemi shumë të fortë. Nuk ka lidhje ndeshja në shtëpi apo jashtë, duhet të fokusohemi 100%, lojtarët duhet të tregojnë aftësinë e tyre, të kemi një balancë, të jemi efikasë në sulm dhe të mbrojmë portën.

    Më mirë për një lojtar dhe trajner është ndeshja, nuk duhet të mendojmë që janë shumë ndeshje. Është privilegj të kemi ndeshje si në Kupë dhe kampionat. Ti qëndrojmë objektivave që të shkojmë në finale, të jemi pozitivë para dhe pas ndeshjeve.

     Besoj që njëherë do të jetë koha jonë, të gjithë besojnë, e dimë si funksionon futbolli, në disa raste është e vështirë, aty është fokusi nesër. S’kam thënë që unë kam ëndërr, por tifozët kanë ëndërr dhe do të punojmë së bashku për këtë”, ka përfunduar Brdaric.

    LEXO ME SHUME:Vllaznia kapet me arbitrimin, Teuta merr pikë jetësore për mbijetesën (video)

  • Kupa e Shqipërisë/ Hidhet shorti për fazën gjysmëfinale, përcaktohen çiftet

    Kupa e Shqipërisë/ Hidhet shorti për fazën gjysmëfinale, përcaktohen çiftet

    U hodh këtë të premte shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2024-2025. Katër skuadrat që kanë siguruar një vend në këtë fazë janë Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City.

    Në shortin e hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishte i pranishëm Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, si edhe përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.

    Në goglat e hedhura e marra nga përfaqësuesi Marjus Sulejmani, shorti përcaktoi dy çiftet gjysmëfinaliste: Vllaznia – Dinamo City , përballje ku nuk ka favoritë me dy skuadrat që kërkojnë ti shkojnë deri në fund këtij kompeticioni dhe Egnatia – Partizani. Klubi rrogozhinas padyshim që e ka ambicje fitimin e Kupës për të përsëritur sukseset e sezonit të kaluar.

    Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 2 prill dhe 23 prill, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 maj.

    Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

    Vllaznia- Dinamo City (2 prill)/ Dinamo City – Vllaznia (23 prill)
    Egnatia – Partizani (2 prill )/ Partizani – Egnatia (23 prill)

    LEXO ME SHUME:Tirana, 4 gola për mbijetesën! Bledi Shkëmbi del nga zona e rënies dhe fut në rrezik Laçin (video)

  • “Ky është biznes, jo futboll”/ Tifozët e Skënderbeut vërshojnë me komente në faqen e klubit: Takaj je për SPAK! Federata duhet të… (FOTO)

    “Ky është biznes, jo futboll”/ Tifozët e Skënderbeut vërshojnë me komente në faqen e klubit: Takaj je për SPAK! Federata duhet të… (FOTO)

    Dinamo arriti një përmbysje të jashtëzakonshme në Korçë, duke rikuperuar disavantazhin 2-0 të ndeshjes së parë dhe duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale pas një fitoreje bindëse 4-0 kundër Skënderbeut. Skuadra e Ilir Dajës pati vështirësi të mëdha për të gjetur rrugën e suksesit. Skënderbeu rezistoi, por përjashtimi i Ramos në minutat e fundit të kohës së rregullt ndikoi ndjeshëm në rrjedhën e lojës.

    Në shtëpi u mendua për skuadrën e Gjokës do të ishte një përballje e kalueshme, por në fakt nuk po rezulton kështu. Pas golit të parë të pësuar në minutën e 30’, në dhjetë minutat e fundit ekipi i Skënderbeut pësoi një shthurje. Nuk mjaftoi kartoni i kuq i Markos Ramos, në minutën e 80’, për Skënderbeun, por pikërisht në momentin kur duhej që ekipi korçar të blindohej në prapavijë, ndodhi që lojtarët e Skënderbeut shikonin golat e Dinamos.

    Dinamovitët shtuan presionin dhe në minutën e 86-të Mandela goditi shtyllën, ndërsa pak çaste më vonë Zabërgja nuk arriti të shfrytëzonte një top të kthyer. Gjithsesi, insistimi i skuadrës së Dajës u shpërblye në minutën e 95-të, kur pas një situate kaotike në zonën e Skënderbeut, Mandela arriti ta shtynte topin në rrjetë, duke dërguar ndeshjen në shtesë.

    Një humbje e tillë nga skuadra korçare, është kontestuar ashpër nga tifozët, të cilët në rrjetin social të klubit në Facebook kanë shprehur pakënaqësitë e tyre jo vetëm në lidhje me rezultatin, por edhe paraqitjen nën tonus të lojtarëve.

  • ESTRADA E KORÇËS! Skënderbeu e kthen në ndeshje me lagjen sfidën e Kupës, dy golat e pësuar ndaj Dinamos (video)

    ESTRADA E KORÇËS! Skënderbeu e kthen në ndeshje me lagjen sfidën e Kupës, dy golat e pësuar ndaj Dinamos (video)

    Skënderbeu-Dinamo po luan ndeshjen e dytë të Kupës së Shqipërisë. Në takimin e parë, ekipi korçar fitoi me rezultatin 0-2. Në shtëpi u mendua për skuadrën e Gjokës do të ishte një përballje e kalueshme, por në fakt nuk po rezulton kështu. Pas golit të parë të pësuar në minutën e 30’, në dhjetë minutat e fundit ekipi i Skënderbeut pësoi një shthurje. Nuk mjaftoi kartoni i kuq i Markos Ramos, në minutën e 80’, për Skënderbeun, por pikërisht në momentin kur duhej që ekipi korçar të blindohej në prapavijë, ndodhi që lojtarët e Skënderbeut shikonin golat e Dinamos.

    Mandela shënoi në minutën e 95’ në një moment kur të gjithë lojtarët e Skënderbeut shikonin se çfarë bënin në zonë dinamovitët. Dhe si të mos përfundonin dhuratat, Shkëmbi në kohën shtesë kthehu  në mënyrë të gabuar topin  dhe mbrojtja nuk ndal Qardakun i cili godet i vetëm para Rrokut duke shënuar golin e tretë. Dy realizime që nuk kënaqën Ilir Dajën i cili vetëm shikonte këtë teatër të shëmtuar. Dinamo shënoi dhe golin e katërt për të siguruar kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

    NDESHJA E PARË DINAMO-SKËNDERBEU 0-2

    Skënderbeu ka bërë surprizën e madhe në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke triumfuar 0-2 në transfertë ndaj Dinamos dhe duke marrë një avantazh të rëndësishëm për kualifikimin. Skuadra korçare tregoi një organizim të shkëlqyer dhe, pavarësisht vuajtjeve në pjesën e parë, arriti të shfrytëzonte momentet e saj më të mira në fraksionin e dytë për të marrë një fitore me shumë vlerë. Dy gola në 5 minuta nga Bismark e Loran, në portën e gabuar, çojnë dinamon një hap nga eliminimi.

    LEXO ME SHUME:“NON GRATA”/ Laçi shpërthen ndaj arbitrave pas ndeshjes me Dinamon: Ku e gjejnë guximin të tallen me ne (REAGIMI)

  • KUPA E SHQIPËRISË/ Ruleta e penalltive shkon për Vllazninë, Elbasani shpërdoron avantazhin

    KUPA E SHQIPËRISË/ Ruleta e penalltive shkon për Vllazninë, Elbasani shpërdoron avantazhin

    Vllaznia ka kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi ka mundur me penallti Elbasanin, në mbyllje të një ndeshje që dhuroi 6 gola në 120 minutat e saj.

    Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, koha e rregullt sot dhuroi 6 rrjeta të tundura, edhe pse rastet ishin me pikatore, ndërsa duhet theksuar se dy gola për shkodranët në fakt ishin autogola nga miqtë. Ndërsa barazimi 3-3, u shënua në minutën e 96 të ndeshjes, kur mendohej se gjithçka kishte përfunduar.

    Në shtesa, ekipet ruajtën rrjetën të paprekur dhe si rrjedhojë u deshën gjuajtjet e penalltive për të përcaktuar fituesin. Abalora priti dy gjuajtje nga pika e bardhë, por gabimet nga ana tjetër e Lilës, Kasës dhe Olberkis, bënë që në fund të ishte Vllaznia që festonte kualifikimin mes 4 skuadrave më të mira në Kupë.

    VLLAZNIA-ELBASANI 3-3
    15′ (ag) Lila, 56′ (ag) Musta, 90′ Krymi / 25′, 49′  Lajthia, 90’+6′ Olberkis

    NDESHJA E PARË PËRFUNDUAR ME REZULTATIN 0-0

    Çerekfinalja e parë në Elbasan Arena u mbyll me barazim 0-0, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Shkodër. Të dyja skuadrat, Elbasani e Vllaznia, zhvilluan një ndeshje të luftuar, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës.

    Vendasit, të mbështetur nga tifozët e tyre, u munduan të diktonin ritmin, ndërsa Vllaznia u tregua e kujdesshme në mbrojtje, duke shmangur rreziqet e mëdha. Përpjekjet për të shënuar ishin të pakta, pasi të dy ekipet u fokusuan më shumë në neutralizimin e njëra-tjetrës sesa në lojën sulmuese. Pjesa e dytë solli më shumë intensitet, me disa ndërhyrje të forta që tensionuan atmosferën në fushë. Të dy trajnerët kryen zëvendësime për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por asnjë prej tyre nuk arriti të bëjë diferencën.

    LEXO ME SHUME“Sot ishte një tullë për shtëpinë e madhe të Partizanit”/ Abilaliaj pas suksesit ndaj Laçit: Ky kualifikim duhej me patjetër!

  • “Laçi ishte skuadra që meritonte të kalonte turin”/ Moriero i mërzitur pas eleminimit: Dy gabime bëmë, aq herë u ndëshkuam

    “Laçi ishte skuadra që meritonte të kalonte turin”/ Moriero i mërzitur pas eleminimit: Dy gabime bëmë, aq herë u ndëshkuam

    Partizani mposhti Laçin me rezultatin 2-1 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Në përfundimin e takimit, trajneri i Laçit Francesco Moriero doli në konferencë për shtyp.

    “Na mungoi goli, skuadra luajti mirë dhe dominoi ndeshjen. Takimet vendosen edhe në gabime individuale, bëmë vetëm dy gabime dhe pësuam po kaq gola. Më vjen keq sepse me këtë që treguan djemtë merituan të kalonim. Kanë qenë gjithmonë agresiv, por gabimet në futboll paguhen dhe kështu ndodhi sot. Na vjen keq për klubin, tifozët dhe të gjithë të tjerët.

    Ne e interpretuam ndeshjen shumë mirë, kemi qenë shumë agresiv, markuam shumë mirë ndaj një skuadre shumë të fortë. Djemtë bënë një ndeshje shumë të mirë, ekipi që meritoi më shumë të kalonte ishte Laçi. Partizani u ndëshkua me të kuqe dhe u lodh. Ata kanë bërë ndeshjen e tyre dhe ne jemi mbrojtur, por edhe ne kemi bërë presion. Ishte një ndeshje e fortë,

    Partizani një skuadër historike dhe e fortë. Djemtë dhanë maksimumin, ishin lodhur dhe shpenzuan shumë. Morëm një gol në minutën e fundit, bëmë ndërrime për të reaguar, por ishte shumë vonë.”, tha Moriero.

    LEXO ME SHUME:Keko i heq buzëqeshjen Morieros në fund, Partizani me 10 lojtarë mund Laçin dhe kalon në raundin tjetër (video)

  • Skënderbeu “gjunjëzon” në ndeshjen e parë të Kupës Dinamon, dy gola për të shkuar më të qetë në Korçë (video)

    Skënderbeu “gjunjëzon” në ndeshjen e parë të Kupës Dinamon, dy gola për të shkuar më të qetë në Korçë (video)

    Skënderbeu bën surprizën e madhe në aktin e parë të cerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Ekipi korcar ia doli të fitonte me rezultatin 0-2 në një ndeshje që u interpretua më mirë në pjesën e dytë. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me Dinamon që kërkoi të fitonte ndeshjen duke krijuar një mori rastesh.  Zabërgja në minutën e 5’ krijoi rrezikun e parë për gol. Në të 24-tën, Dejvi Bregu provoi nga jashtë zone, por ishte Alia pozicional në atë situatë.

    Në pjesën e dytë,Ernest Gjoka aplikoi një futboll më ofensiv dhe një gjë e tillë u reflektua në rezultat. Në minutën e 51’ Bismark bëri gjithcka mirë duke i dhënë avantazhin ekipit korcar.

    Një gol që tulati dinamovitët, pasi pesë minuta nga ai realizim, Skënderbeu do të shënonte golin e dytë. Në një harkim në zonë, Loran i pafat con topin në rrjetë. Në minutat e mbetura, Skënderbeu administroi me qetësi lojën, dhe avantazh i dy golave i jep më tepër besim e moral në ndeshjen e dytë që do të zhvillohet në Korcë më datë 26 shkurt.

    LEXO ME SHUME:Revolucion te Skënderbeu, klubi korçar prezanton 4 lojtarë para ndeshjes me Dinamon

    Skënderbeu ka prezantuar ditën e sotme 4 afrimet e fundit të kësaj merkatoje. Korçarët kanë zyrtarizuar Mamane Amadou Sabo, Joao Felipe, Altin Ukiçi dhe Saleh Nasr. Klubi iu uron shumë suksese me fanellën e “Ujqërve”, me futbollistët që janë vënë menjëherë nën urdhrat e Ernest Gjokës. Në kampionat, Dinamo-Skënderbeu përfundon në barazim. Dy skuadrat kanë ndarë pikët në një 1-1 shumë të luftuar në “Elbasan Arena”.

  • FOTO/ Statistika zhgënjyese për Partizanin, në 180 minuta ndaj Laçit vetëm 2 goditje në portë

    FOTO/ Statistika zhgënjyese për Partizanin, në 180 minuta ndaj Laçit vetëm 2 goditje në portë

    Partizani i këtij muaji ka zhgënjyer në fushën e lojës. “Demat” kanë barazuar dy ndeshje pa gola ndaj Laçit në transfertë, më 1 dhe 5 shkurt. Çfarë bie më tepër në sy është se janë 180 minuta në total ku të kuqtë e kanë goditur portën kundërshtare vetëm dy herë.

    Bëhet fjalë për takimin e javës së 23-të në Superiore Në kampionat, vetëm Redon Ismaili testoi për një moment portierin Molla dhe Bintsouka në minutën e 55-të. Luhej minuta e 50-të, kur gardiani i Laçit u tregua i vëmendshëm duke i mohuar golin miqve.

    Statistikat ne kampionat
    Statistikat ne kampionat

    Sot, Partizani i Veselinoviç nuk goditi asnjëherë portën e Laçit. Rastet me pikatore nuk patën nevojë për ndërhyrjen e poriterit kundërshtar. Kurbinasit po luanin nga minuta e 18-të me një lojtar më pak, për shkak të daljes me karton të kuq të Prodanit, por kjo nuk i rrezikoi të pësonin gol.

    Statistikat ne Kupe
    Statistikat ne Kupe

    Sigurisht meritat kryesore i takojnë Françesko Morieros dhe të besuarve të tij. Sfida e sotme ishte mjaft e vështirë për ta, pasi për më tepër se 70 minuta duhet të luanin dhe me një lojtar më pak. Fakt që po ashtu nuk i pengoi të tentonin dhe fitoren e krejt takimit.

    LEXO ME SHUME:Kupa e Shqipërisë/ Egnatia sheh gjysmëfinalen në horizont, Partizani nuk mposht dot Laçin me 1 lojtar më tepër

    Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar dy ndeshjet e raundit të 1/8-tave. Është mbyllur 0-0 çerekfinalja e parë mes Laçit dhe Partizanit. Duel ky shumë i luftuar mes dy ekipeve, por që nuk ia kanë dalë do të gjejnë rrugën e rrjetës.

    Kurbinasit luajtën më shumë se 70 minuta me 1 lojtar më pak, pasi Prodani u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyje të ashpër ndaj Bytyçit. Ekipet lënë kështu të hapur gjithçka për kualifikimin, teksa skuadra që do të mund të kalojë në fazën tjetër do të vendoset në duelin e kthimit në Tiranë.

  • Kupa e Shqipërisë/ Pa gola, pa fitues në Elbasani-Vllaznia, kualifikimi vendoset në Shkodër

    Kupa e Shqipërisë/ Pa gola, pa fitues në Elbasani-Vllaznia, kualifikimi vendoset në Shkodër

    Kupa e Shqipërisë mbylli ndeshjen e fundit të raundit të parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë mes Elbasanit dhe Vllaznisë. Të dy ekipet e Superiores luftuan në minutat e fudnit për të marrë gjithçka nga takimi i vakët mes tyre. Nuk kishte shumë raste të prodhuara konkrete si nga verdheblutë ashtu dhe nga kuqeblutë. Në fund pati dhe “gjakra” të tensionuara.

    Të dy tekinkët e klubeve bënë disa ndërrime për të ndryshuar disi rrjedhën e ngjarjeve, por supersfida e Kupës u mbyll pa gola dhe në “paqe”. Kualifikimi mbetet i hapur dhe do të vuloset në Shkodër në sfidën e dytë.

    LAÇI-PARTIZANI 0-0

    Është mbyllur 0-0 çerekfinalja e parë mes Laçit dhe Partizanit. Duel ky shumë i luftuar mes dy ekipeve, por që nuk ia kanë dalë do të gjejnë rrugën e rrjetës. Kurbinasit luajtën më shumë se 70 minuta me 1 lojtar më pak, pasi Prodani u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyje të ashpër ndaj Bytyçit. Ekipet lënë kështu të hapur gjithçka për kualifikimin, teksa skuadra që do të mund të kalojë në fazën tjetër do të vendoset në duelin e kthimit në Tiranë.

    BYLIS-EGNATIA 1-3

    Egnatia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, të Ballshit përfundoi 1-3 në favor të rrogozhinasve. Golat për Egnatian u shënuan nga Ujk,a ëotlai dhe Kasa. Ndërsa golin e vetëm për Bylisin e shënoi Flamur Ruçi në minutën e 68-të të sfidës.

    Një fitore mjaft e rëndësishme për skuadrën e Egnatias që e afron më shumë me gjysmëfinalen. Në ndeshjen e kthimit, Bylis ka shumë punë për të bërë, pasi duhet të përmbysë një disavantazh prej dy golash.

    LEXO ME SHUME:Kupa e Shqipërisë/ Egnatia sheh gjysmëfinalen në horizont, Partizani nuk mposht dot Laçin me 1 lojtar më tepër